Toma Raspasani

Tomë Raspasani (italisht: Tomasso Raspassani, ~ 1648-1718) ka qenë frat françeskan dhe vikar shqiptar, vartës i Pjetër Bogdanit, arkipeshkv i Shkupit, me te cilin organizoi nje levizje shqiptare pro-austriake kundër Perandorise Osmane.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka lindur me 1648.[1][2] Vendlindja e tij nuk eshte e percaktuar saktesisht dhe mendohet se mund te kete qene ne rrethinat e Prizrenit ose ne Pejë.[1][2] Sipas autorit britanik Noel Malcolm kishte lindur ne rrethinat e Prizerenit.[3] Ne ate kohe ishte pjese e sanxhakut te Shkupit dhe Prizrenit. Me shume gjasa ai u i kreu mesimet fillore dhe ato teologjike ne Janjevo.[1][2] Pasi studioi ne Itali ai u caktua si prift ne Prizëren ne vitin 1679.[3] Sipas burimeve te ndryshme, ai fliste shqip, serbisht, latinisht dhe italisht. Me shperthimin e Luftes se Madhe Turke, Perandoria Austriake kerkonte aleate ne Evropen jug-lindore. Gjenerali Piccolomini më 1 nëntor është nisur për në Prizren,[4] ku ka hyrë më 6 nëntor, dhe ku sipas burimeve u prit nga "nje arkipeshkv dhe patriark".[5] Burimet e mëvonshme nga arkivat e Vatikanit e konfirmojmë arkipeshkvin të ketë qenë Pjetër Bogdani, arkipeshkvi i Shkupit, ndërkohë që hipotezat për 'patriarkun' janë disa. Studiues si Malcolm nuk besojnë se ai ishte Arsenije III Čarnojević, patriarku i serbeve, qysh mëtohet nga disa historianë.[4][6][7] Piccolomini u konsultua me arkipeshkvin Bogdani dhe personelin përcjellës rreth organizimit te rekrutimit te rebeleve dhe furnizimit te tyre me ushqime dhe Raspasani e ndihmoi Piccolomini mjaft, pasi ishte ndermjetes ne latinisht dhe italisht.[8] Sipas Malcolm-it, patriarku mund te mos ket qene patriarku serb, meqe "ai nuk ishte ne rajon ne ate kohe".[5] Pjetër Bogdani duket se luajti rolin kryesor ne organizimin e levizjes pro-austriake ne rajon, ndersa Raspasani ishte gjithashtu i rendesishem.[3] Sipas disa burimeve, Raspasani ishte ai qe ne fakt i mblodhi vete shqiptaret.[7]

Piccolomini vdiq ne Prizren nga epidemia me 9 nëntor 1689, gjate negociatave.[9] Piccolominin e pasoi Veterani.[9] Raspasani zëvendësoi Bogdanin e vdekur (1689†) si lider i lëvizjes shqiptare.[10] Austriaket filluan te fortifikonin Nishin dhe nënkoloneli Antonije Znorić u kthye nga Beogradi në Nish me 2,500 këmbësorë të milicisë serbe me urdhër të Veteranit; Raspasani ishte gjithashtu një nga ata, si përkthyes.[11][12] Raspasani shkroi ne 1693 se shume nga katoliket e Kosoves ishin nisur ne Budapest, "ku shumica e tyre vdiq, disa nga uria, të tjeret nga sëmundjet".[13]

Pjesën e fundit të jetës e ka kaluar në Budapest të Hungarisë së sotme, ku ka shërbyer si prift dhe pjestar i respektuar i shoqërisë. Në testamentin e lënë pas vdekjes figuron të ketë qenë me pasuri të konsiderueshme në fund të jetës së tij. Ka vdekur në këtë qytet në vitin 1718.[14]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Andrić 1991, p. 295: "Тома Распасановић, рођен око 1648. године (можда у Скопској Црној гори или у околини Призрена или Пећи, што још није сасвим сигурно утврђено) завршио је основну, мисионарску, школу вероватно у Јањеву, на 72 МЈсћае1"
  2. ^ a b c Österreichisches Staatsarchiv (1960). Mitteilungen des österreichischen Staatsarchivs, Volume 13. Österreichische Staatsdruckerei. fq. 220, 221, 228, p. 221. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Malcolm 1998, p. 148
  4. ^ a b Marko Jačov (2001). L'Europa tra conquiste ottomane e Leghe Sante. Biblioteca Apostolica Vaticana. fq. 131. Non soltanto il patriarca serbo, Arsenije Carnojevic, ma anche l'arcivescovo cattolico di Scopie, Pietro Bogdani, ei "capi delle vicine nazioni" accolsero il generale Piccolomini il 1 novembre 1689 a Prizren, una volta sede del re e poi {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Forcade 2008, fq. 75: "Puis le 6 novembre, Piccolomini est entre a Prizren ou il a ete recu, disent les sources, par «un archeveque et patriarche». Est-ce l'archevê que catholique albanais Bogdani? Il est, en revanche, certain (comme l'a montré l'historien britannique Noël Malcolm) que ce ne peut être le patriarche serbe orthodoxe Arsène III Cernojevic, absent de la region a cette date... Toujours est-il que le clergé catholique, Bogdani et un de ses collaborateurs Toma Raspasani, favorise le ralliement des Albanais à l'empereur."
  6. ^ Šufflay 1925, fq. 67: "kad je austrijska vojska (1689) pro* drla duboko u Balkan. Tada je pri zadobivanju Arbanasa za ustanak proti Turcima stekao najviše zasluge Franjevac Toma Rospasari, dok je vodja srpskih ustaša bio pećki patrijarh Arse* nije III."
  7. ^ a b Društvo istoričara SR Srbije 1959, fq. 134: "да су прегово- рима у Призрену, истина, присуствовали и патријарх Арсеније и Петар Богдани са својим викаром дон Томом, али да је дон Тома био тај који је „целу ову тако успешну (1) акцију око придобијања Арбанаса, водио."
  8. ^ Društvo istoričara SR Srbije 1959, fq. 147: "Пиколомини се саветовао из болесничке постеље са патријархом Арсенијем III и скоп- ским надбискупом Богданијем о уређењу новопридошлих устаника, о њи- ховој исхрани итд. Том приликом викар скопског надбискупа дон Тома Распасановић много помогао генералу Пиколинију, јер су преко њега вођени преговори пошто је он знао латински и талијански"
  9. ^ a b Društvo istoričara SR Srbije 1959, p. 135
  10. ^ Bexheti, Nuri. Der “Große Türkenkrieg” und die Albaner: Die militärische Präsenz der Balkanvölker am “Großen Türkenkrieg” (1683-1699) Suedwestdeutscher Verlag 2009. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Radovan Samardžić (1981). Istorija srpskog naroda, Volume 3, Part 1. Srpska knjiiževna zadruga. fq. 523. Аустријанци су почели да утврђују Ниш, а потпу- ковник Антоније Знорић се по Ветеранијевом наређењу вратио из Београда у Ниш са 2.500 пешака Српске милиције; с њима је био и Распасановић као тумач јер је говорио {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Stefan Čakić (1982). Velika seoba Srba 1689/90 i patrijarh Arsenije III Crnojević. "Dobra vest". fq. 101–102. Из Београда је заједно са српском милицијом отишао у Ниш по наређењу генерала Ветеранија, коме је, по дон Томином казивању, био потребан због знања српског и арбанашког језика {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Malcolm 1998, p. 162
  14. ^ Géra, Eleonóra (2019-01-01). "The Secret Life of the Albanian Priest Toma Raspassani in Buda". “These were hard times for Skanderbeg, but he had an ally, the Hungarian Hunyadi” Episodes in Albanian–Hungarian Historical Contacts. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]