Tommy Genesis

Tommy Genesis është një repere kanadeze, modele dhe artiste vizuale.[1] Në vitin 2016 revista online Dazed and Confused e përshkruajti Tommy-in si “ reperja më rebele dhe alternativa në internet”. Muzika e saj dallon për stilin unik dhe eksperimental dhe teksti hiper-seksual me vargje agresive.[2]

Genesis është me prejardhje gjysëm suedeze, gjysëm tamiliane dhe ka lindur në Vankuvër, Kanada. Ajo u diplomua në Universitetin e Artit dhe Dizajnit në Emily Carr, ku ka përfunduar studimet e larta për skulpturë dhe filmografi.[3]

Në vitin 2015 Tommy nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike të muzikës Awful Records dhe lancoi albumin e saj të titulluar World Vision. Në vitin 2017 ajo nënshkroi kontratë me një shtëpi tjetër diskografike të quajtur Downtown Records/ Interscope Records.

Tomy Genesis u rekrutua nga Calvin Klein për fushatën e modës gjatë pranverës së 2016, së bashku me kolege të tjera të botës muzikore. Në vitin 2017 Tommy bashkëpunoi më reperen M.I.A në Javën e Modës për Mercedez-Benz.

Tematika dhe muzika

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fluiditeti në identitetin gjinor dhe seksualiteti janë tema prezente në muzikën e Genesis dhe ajo dëshiron të vetë-quhet “reperja fetishiste”. Tommy është advokuese kundër bullizmit ndaj vajzave në botën kibernetike.[4]

  1. ^ Dazed (2016-01-18). "Meet the internet's most rebellious underground rap queen". Dazed. Marrë më 2017-03-25. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "New Face, Fresh Style: 'Fetish Rapper' & New Downtown Records Signee Tommy Genesis". Billboard. Marrë më 2017-03-25. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Stopa, Thalia (27 korrik 2015). "Getting ot the Roots of Tommy Genesis". BeatRoute Magazine. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2017. Marrë më 25 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Class of 2017: Tommy Genesis - Urban Outfitters - Blog". blog.urbanoutfitters.com. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2017. Marrë më 26 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)