Rrethi çiklistik i Shqipërisë është kampionati çiklistik më i vjetër në Shqipëri. Për herë të parë filloj në vitin 1925, ndërsa nga viti 1946 mbahet deri më sot vetëm me një ndërprerje në vitin 1992. Në vitin 1948 u zhvilluan dy ture.
Rrethi çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe. Rrethi çiklistik i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.[1]
Etapa e parë e Rrethit çiklistik të Shqipërisë ishte me itinerar:
Në çdo qytet rezervohej një pritje madhështore, çdo bashki dhe prefekturë siguronte fjetjen, ushqimin, shërbimin mjeksor, duke krijuar një ambjent sportiv. U bë zakon që tre sportistët e parë merrnin dhurata të posaçme. Në ditën e fundit Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu dha një pritje ku ishin edhe senatori Halit Rroji dhe Drejtori i Përgjithshëm Pertef Pogoni. Sipas vendit të parë, të dytë dhe të tretë; Jonuz Gjylbegut ju dhuruan 50 napolona, Ali Haverikut 25 napolona.[1]
Shteti | Fitoret |
---|---|
Shqipëria | 71 |
Serbia | 2 |
Nr. | Çiklisti | Fitoret |
---|---|---|
1 | Bilal Agalliu | 11 |
2 | Besnik Musaj | 7 |
3 | Agim Tafili | 6 |
4 | Fadil Muriqi | 4 |
Palion Zarka | 4 | |
2 çiklistë me 3 fitore | ||
10 çiklistë me 2 fitore | ||
15 çiklistë me 1 fitore |
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)