Tushemisht | |
---|---|
Tushemishti është një vendbanim (qytezë) në Komunën Buçimas në rrethin e Pogradecit të Shqipërisë. Tushemishti ndodhet rreth 45 km nga qyteti i Pogradecit.
Tushemishti së bashku me qytetin e Pogradecit përbën qendrën e turizmit në pjesën shqiptare të bregut të Liqenit të Ohrit. Plazhi i gjatë e i sheshtë ka tërhequr prej kohësh pushuesit verorë, të cilët qëndrojnë kryesisht në shtëpi private në Tushemisht dhe Drilon. Që nga fillimi i mijëvjeçarit, hotele të vogla dhe restorante të shumta, kafene dhe bare plazhi janë shfaqur gjithashtu në Tushemisht. Qeveria shqiptare e përfshiu Tushemishtin në programin 100 Fshatrat për të promovuar turizmin në zonat rurale.[1]
Driloni është një burim ujor natyral i lumit të Drilonit dhe një monument natyror përkatësisht park i mbrojtur kombëtar i cili ndodhet në afërsi të Tushemishtit. Driloni është një monument i mrekullueshëm natyror me gjelbërim, ujëra, qetësi dhe bukuri të rrallë.
Komuna Buçimas |
---|
Buçimas · Gurras · Tushemisht · Verdovë · Gështenjas · Rëmenj · Peshkëpi · Baçallëk |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |