Umm Xhemil bint Herb (Arabisht: أم جميل بنت حرب) e njohur si Arwā, ishte bashkëkohore e profetit Muhammed e cila përmendet edhe në Kuran.
Umm Xhemil ka qenë bija e Harb ibn Umajja, motra e Ebu Sufjanit dhe një nga gratë kryesore të Kurejshëve.[1][2]
Ajo u martua me Ebu Lehebin, xhaxhain e Muhammedit. Ata kishin gjashtë fëmijë: Utbah,[3][4] Utaibah,[5][6] Muattab,[7] Durrah (Fakhita), 'Uzzā and Khālida.[8] Nuk dihet nëse ajo ka qenë nëna e djalit të Ebu Lehebit, Durrah.
Umm Xhemil e ka përkrahur Ebu Lehebin kundër predikimit të Muhammedit..[9] Kur Muhammedi i premtoi Xhenetin besimtarëve, Ebu Lehebi e ndërpreu dhe tha: "U shkatërrofsh, unë nuk shoh asgjë prej gjërave që Muhammedi thotë.
Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
Edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.[10]
Umm Xhemil është quajtur "ajo që barti dru (ferra)" sepse thuhet se ajo barte dru dhe e gjuante në rrugët ku ecte Muhammedi.[11] Ibn Kethiri ka jep një mendim se "bartësja e druve prej zjarri" nuk e ka kuptimin për të kaluarën e saj, por për fatin e saj që goditja e zjarrit do ta dënojë burrin e saj në Xhehenem.[12]