Viciana[1] apo latinisht Vicianum[2] ishte qytet i vjetër iliro-dardan[3] i cili ndodhej afër qytetit të sotëm të Vushtrrisë,[4] (Viçitrina - Vuçitërna, në Kosovë.
Pra në kohën e vjetër në gjuhën latine VICIANUM, apo në gjuhën vendase VICIANA (Ana e Viçave), një emër ky i lashtë ilir, është quajtur një vendbanim afër qytetit të sotëm të Vushtrrisë. Fakti që në lashtësi Vushtrria është quajtur VICIANA, e dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.[5]
Viciana përmendet edhe në hartën mesjetare të ashtuquajtur Tabula Peutingeriane (Shih). Në këtë hartë përmenden edhe një varg vendesh iliro-shqiptare, si p.sh. në rrugën Lissus - Naisso përmenden këto qytete: Lissus, Ad Picaria, Creueni, Gabuleo, Theranda, Viciano, Vindenis, Ad Fines, Hammeo, Ad Herculem, Naisso. Sipas këtij itinerari, distanca ndërmjet Vicianës dhe Therandës ishte 37 km, kurse distanca ndërmjet Vicianës dhe Vindenisit ishte 29,6 km."[6]