Videosex

Videosex
Njohur edhe siVideo Sex
PrejardhjaLjubljana, Sllovenia
Zhanret
Vitet aktive1983–1992
LabeliZKP RTV Ljubljana, Helidon, Dallas
Anëtar/ëtAnja Rupel
Janez Križaj
Iztok Turk
Nina Sever
Anëtarët e kaluarMatjaž Kosi
Jani Baš
Goran Lisica – Fox

Videosex ishte një grup vokal-instrumental slloven që luante muzikë pop dhe elektronike (synthpop ose new wave). Është themeluar në vitin 1983 nga Anja Rupel (vokale), Nina Sever (tastierë), Matjaž Kosi (tastierë), Janez Križaj (kitarë bas) dhe Iztok Turk (bateri, më parë ka qenë edhe bateristi i grupit punk Kuzle ).

Në nëntë vitet e aktivitetit (deri në vitin 1992 ), ata incizuan katër albume, me hite, ndër të cilat kishte ribërje, si ajo e këngës "Vozi me vlak v daljave" (origjinali interpretuar nga Beti Jurković), të këngës punk "Moja Mama" (origjinali u interpretua nga grupi punk Kuzle) dhe disa nga kompozimet e tyre ("Kako bih volio da si tu", "Ljubi in sovraži").

Megjithatë kënga hit e grupit e cila ka mbetur në kujtesën e publikut është "Detektivska priça", e kënduar në gjuhën serbo-kroate.


[[Kategoria:Grupe muzike sllovene]