Viktor Paloka

Unikkatil
U lind në19 Mars 1981
KombësiaShqiptar (Kosovar)
TitulliRapper (Hip Hop), Kuzhinjer
Unikatili

Viktor Pal, i njohur në skenë si Unikkatil (lindur më 18 mars 1981, Prishtinë) është muzikant dhe këngëtar shqiptar nga Kosovë.

Viktori ndër dashamirët e muzikës rep, sidomos të llojit klasikë të repit është i njohur nën pseudonimin Rebel a.k.a UniKKatiL. Viktori përpos krijimtarisë së repit klasikë ka edhe disa bashkëpunime po në këtë zhandër por që dallon nga fillet e rapit e që i afrohet më shumë disko repit. Përndryshe Viktori është edhe anëtar i grupit "The Bloody Alboz" (TBA) si dhe bashkëpunon me interpretues dhe grupe aktuale të zhandrit me të cilin merret. Ne dites se sotme, Unikkatil punon ne Piceri ne lagjen e tij ne Amerike.

Përndryshe, Viktori shkollën fillore e kreu në Prishtinë dhe pas saj u regjistrua në gjimnazin e qytetit "Sami Frashëri". Në gjimnaz hasë në vështirësi me pedagogët dhe si rezultat i moskuptimeve dhe mungesës së një shkollimi të mirëfilltë të muzikës fillon të merret me muzikën e qorrsokakëve. Rreth vitit 1992 në Kosovë fillon të afirmohet muzika e qorrsokakëve e një lloji amerikan. Afirmimi i kësaj muzike ja lehtësojë Viktorit që të bëjë botimin e disa këngëve si b.f. këngët "Demokracia" dhe "Ta zhdukim policin". Afirmimi gjithnjë e më i madh i muzikës rep e lehtësojë depërtimin tek bandat e qytetit kështu që një vit më vonë filloj të bëjë profesion veprimtarin e tij. Sido që të jetë kënë, më 1993 bënë incizimin e parë në një studio me këngën "Zinxhirët që s'këputen". Thuhet që një tragjedi që i ndodhë njërit nga shokët (Dren Thaçi) e bandës së tij më 1995, e ka inspiruar Viktorin që të krijojë këngën "Shpirti n'paqe".

Me kalimin e kohës dhe keqësimin e situatës së përgjithshme në Kosovë përshkak të okuptimit të saj, vije deri tek shtimi i bandave të qytetit. Si duket ky faktë por edhe gjendja e përgjithshme e rrethit ku jetonte e shtyej Viktori që të jetë gjithnjë e më i vrazhdë në fjalorin që përdorë në si këngët e tij. Si duket jo vetep për shkak të fjalorit por edhe për shkak rebelimit ndaj pushtetit, si kënget e tija nuk emitohen nëpër valët e radiostacioneve të kohës.

Një ngatresë e Viktorit me një familje më 1996 u bë shkak që ai të mërgojë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje u vendosë në Nju Jork, në lagjen e Bronzit Në vitin 1998, nën pseudonimin "Unikkatili" në bashkëpunim me një grup shqiptarë të vendosur aty, me grupin ABI, përpilojnë dhe publikojnë këngën "Albanian Rule". Thuhet që po këtë vitë, Viktori nxori këngën më të adhuruar nga dashamirët e muzikës së tij, këngën e titulluar "If I Die U Die" (Nëse unë vdes , vdes edhe ti). Po në këtë kohë, Viktori vijen e stilit të jetës së tij si një bandit nuk e lë. Kështu në Bronz formon një klan të quajtur "TBA" (The Bloody Alboz - Shqipet e përgjakëshme). Ky klan tani merret kryesish me kultivimin e muzikës rep. Incizimet e si këngëve tani i bëjnë në një studio muzikore të Viktorit. Në opinioni e gjer, Vikrori u bë i njohur me paraqitjen e albumit të parë "Armiqt Suprem", një album i cili thuhet të jetë shitur në 8000 kopje brenda 3 ditëve të para, e që për zhandrin e kësaj muzike është një pikë kulmonte.

Një listë përmbledhëse e këngëve të Viktorit, të përpiluara, të interpretuar vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë është paraqitur në amëzen teksteshqip.com[1]

Viktor Paloka - Rrebel a.k.a Unikkatil është i vetmi nga këngëtarët shqiptarë që theu barrierat më të mëdhaja të Hip-Hopit Shqip. Një nga sukseset më të mëdha është koncerti i vitit 2012 në Prishtinë kthimi pas 13 vitet në vendlindje i cili bëri bujë në repin shqiptar. Ai mblodhi plotë 27-28 mijë fansa anembanë botës . Fnsat e tij ishin nga : Prishtina, Peja, Gjilani, Prizreni, Mitrovica, Fushë Kosova, Gjakova, Klina, Istogu etj. Si dhe nga Shqipëria, Maçedonia, Presheva por edhe nga diaspora.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Tekste Kengesh Shqip dhe Videoklipe nga Unikkatil