Mirë se vini në Wikipedia. Edhe pse çdokush është i mirëpritur të bëjë redaktime konstruktive në Wikipedia, të paktën një nga redaktimet tuaja së fundmi nuk ishte fare konstruktiv dhe u kthye ose u hoq. Shikoni faqen për ndihmë për më shumë informata rreth redaktimit të një enciklopedie. Ju faleminderit!
Stampa:Nuk ka asnjë burim
Stampa:Rreth kompanisë
Operatori Vip është operator celular në Republikën e Maqedonisë dhe anëtar i Telekom Austria Grupacionit.
Më 26 mars të vitit 2007, operatori Vip mori licencë si operator i tretë mobil në Republikën e Maqedonisë nga Agjencia për komunikime elektronike në vlerë prej 10 milion EUR, pasi që fitoi në tenderin për 10 vjet të GSM 900/1800 licencë me vazhdim automatik për edhe 10 vjet. Operatori Vip filloi me punë komerciale më 19 shtator të vitit 2007, vetëm gjashtë muaj pas marrjes së Licencës.
Nga marsi i vitit 2010, Vip ka mbulim të popullatës prej mbi 98% me rrjet të vetin.
Në fund të tremujorit të parë të vitit 2010, operatori më i ri celular në tregun e telekomunikacioneve në Maqedoni kishte 333.300 shfrytëzues, që paraqet 16,4% nga pjesëmarrja në treg, në kushte të depërtimit prej 99,8% në tregun të telekomunikimeve të Maqedonisë.
Nga maji i vitit 2008, operatori Vip është në partneritet strategjik me brendin global Vodafone.
Prodhimet dhe shërbimet e vip operatorit janë në dispozicion në disa vende të shitjes në mbarë Maqedoninë, përmes qendrave Vip dhe пdyqaneve partnere.
Si kompani me përgjegjësi shoqërore, operatori Vip gjithmonë angazhohet për përparim dhe përkrahje të vlerave të njëmendta dhe kontribuon për mbrojtjen dhe shëndetin e më të rinjve.
Vip ju ndihmon atyre të cilëve ndihmën e kanë më se të nevojshme, përmes donacioneve, linjave për donacion, aksione me përgjegjësi shoqërore. Një pjesë nga angazhimet e Vip në shoqëri janë:
Operatori Vip është partner zyrtar i Federatës Hendbolliste të Maqedonisë. Partneriteti filloi në fillim të vitit 2008 dhe deri sot Vip i përcjell dhe i përkrah hendbollistët dhe hendbollistet e Maqedonisë në të gjitha sfidat.
Partneritete tjera: Vllatko Stefanovski, Festivali Filmik i Shkupit, Komiteti Olimpik i Maqedonisë, Kirilica, MABA, Festivali ndërkombëtar i kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” e tj.
Numri ndërkombëtar i identifikimit për shfrytëzuesit është 294-03 dhe MSISDN prefikset e rrjetit janë 077 (prefiksi ndërkombëtar i thirrjes: +389 77) dhe 078 (prefiksi ndërkombëtar i thirrjes: +389 78).
Operatori Vip është rrjet i Maqedonisë i Vodafone Grupacionit, në pajtim me kontratën e datës 20 maj të vitit 2008.
https://web.archive.org/web/20111005033546/http://www.vip.mk/files/SM/coverage_map.png