Werner Großmann (9 mars 1929 – 28 janar 2022) ishte një nënkryetar gjerman i Ministrisë së Sigurimit të Shtetit ( Stasi ). [1]
I lindur në vendbanimin Oberebenheit, Saksoni, Großmann filloi karrierën e tij si murator, por në vitin 1952 ai iu bashkua Ministrisë së Sigurimit të Shtetit ku studioi për spiunazh politik dhe ushtarak. Ai u ngrit me shpejtësi në grada dhe u gradua zëvendësdrejtues i divizionit të spiunazhit ushtarak në 1956, duke u bërë drejtues divizioni në 1962. [2]
Në vitin 1983, ai u gradua nënkryetar i Administratës së Përgjithshme të Zbulimit (HVA), krahu i spiunazhit të huaj të Stasit. Në vitin 1986, kur Markus Wolf doli në pension, Großmann u vu në krye të HVA-së duke qënë gjithashtu edhe zëvendësministër i sigurimit të shtetit. [3] Në vitin 1989, atij iu dha grada Generaloberst . Kur Stasi u shpërbë pas ndryshimeve politike të vitit 1990, Großmann, si të gjithë anëtarët e tjerë, humbi pozicionin e tij. [2] Großmann u shfaq në disa ngjarje të organizuara nga partia politike Die Linke . [4]
Großmann vdiq në Berlin më 28 janar 2022, në moshën 92 vjeçare. [5] [6]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)