Xhamia Malvali Kakrail Markaz | |
---|---|
মালওয়ালী মসজিদ, কাকরাইল মারকাজ | |
![]() Xhamia Malvali Kakrail Markaz, qendra e Tabligh Xhamat Bangladesh | |
Emra alternativ | Masxhidi Malvali |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksionale |
Tipi | Xhami |
Vendndodhja | Kakrail, Ramna, Korporata Bashkiake e Dhakës Jugore, Dhaka, Bangladesh. |
Koordinatat | 23°44′13″N 90°24′13″E / 23.7369°N 90.4035°E |
Përfundimi | shekulli XVIII |
Renovimi | 1952 |
Pronar | Tablighi Xhamati |
Technical details | |
Floor count | 3 |
Renovating team | |
Arkitekt | Haxhi Abdul Muki Saheb |
Xhamia Malvali Kakrail Markaz (bengalisht: মালওয়ালী মসজিদ, কাকরাইল মারকাজ) është një xhami në lagjen Kakrail të zonës Ramna në Dhaka të Bangladeshit.[1][2] Ajo është qendra e Tablighi Xhamatit në Bangladesh, e vendosur afër Parkut Ramna.
Ka mosmarrëveshje në lidhje me datën e ndërtimit origjinal të xhamisë, por duket se në këtë rast ka ekzistuar një xhami e mëparshme në vend para administrimit nga Tablighi. Disa pohojnë se xhamia origjinale u bë prej kallaji dhe u ndërtua nga kopështarët (të njohur si "mali") e Parkut të afërt Ramna. Është njohur edhe si Masxhidi Malvali (bengalisht: মালওয়ালি মসজিদ).[3] Dihet nga ndjekësit e vjetër se aty ndodhej një xhamie nga një anëtar i familjes së navabit të Dhakës rreth 300 vjet më parë, bashkë me struktura të tjera nga familja. Në fillim, xhamia ishte mjaft e vogël dhe kishte një ujëmbledhës të vogë përballë.
Në vitin 1952, Lëvizja Tablighi Xhamat në Bangladesh e zhvendosi selinë e saj nga Xhamia e Khan Mohamad Mridhas, duke e shpallur Xhaminë Malvali Kakrail si qendrën e saj.[4] Në vitin 2020 imami i kësaj xhamie ishte Maulana Zubair Ahmed.[5]
Xhamia menaxhohet nga dy grupe të debatuara të Tablighi Xhamatit. Ndjekësit e Alami Suras e kontrollojnë markazin për 28 ditë, ndërsa ndjekësit e Nizamudinit (rryma kryesore e Tablighi Xhamatit) vetëm për 14 ditë. Por nuk ka grindje midis dy grupeve.
Xhamia e tanishme me tre kate është dizenjuar nga inxhinieri Haxhi Abdul Mukit, që i përket Tablighi Xhamatit.[6] Afër çatisë së xhamisë ka gdhendje trekëndore. Shtyllat e xhamisë kanë formë katrore. Muri i saj perëndimor lëkundet. Ajo ka gjithashtu veranda të gjera në të tre faqet. Në faqet jugore dhe veriore ndodhen dy ndërtesa avdesi me puse që mund të marrin qindra njerëz njëkohësisht.[6] Nuk ka dyer në hyrjet e saj, në mënyrë që të jetë e hapur për besimtarët, ditën dhe natën.[7]