Xhamia e Fatihut | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Durrës, Durrës, Shqipëri |
Koordinatat | 41°18′40″N 19°26′45″E / 41.311153°N 19.445794°E |
Ndërtuar | Shek. XVI |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 1886, 10.06.1973 |
Nr. i referencës | DR028 |
Tipologjia | Xhami |
Xhamia e Fatihut (turqisht: Fatih Camii), e njohur edhe si Xhamia e vogël ose Xhamia e vjetër është një xhami në qytetin bregdetar të Durrësit, Shqipëri.
Xhamia Fatih është ndërtuar mes viteve 1502–1503 dhe është emërtuar sipas pushtuesit të Konstandinopojës, sulltan Mehmet Fatihut. Sipas grekët, xhamia është ndërtuar mbi rrënojat e një bazilike. Nga kjo bazilikë ruhen pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon Shek. XIII- XIV. Xhamia e Fatihut është një nga xhamitë më të vjetra të vendit tonë, ndërsa sot shfrytëzohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSh). Mori statusin monument i trashëgimisë kulturore në vitin 1973.