Xhamia në Malmö (Suedisht: Malmö moské) është xhamia e dytë e vjetër në Suedi. Kjo xhami u përurua më 20 prill 1984. Ka pasur shumë sulme kundër kësaj xhamie, siq ndodhi në vitin 2003 e cila xhamia u dëmtua dhe ndërtesat tjera u shkatërruan në Qendrën Islame [1].
Ideja për t'a ndërtuar këtë xhami ishte nga viti 1960, por ndërtimi filloi më 1983. Ndërsa në vitin 1984, kjo xhami u përurua të premten, kur pas ndërtimit filloi edhe namazi.[2]
Sot, xhamia është shumë e vogël. Sipas Qendrës Islame, xhamia ka 45.000 dhe 100.000. Rreth 1.000 marrin pjesë në namazin e xhumasë dhe në xhami vijnë mbi 70.000 vizitorë në vit.[3]
Shkolla që është afër xhamisë quhet Ögårdsskolan dhe është hapur në vitin 2000. Është e hapur për çdokënd. Sipas vitit 2013, kjo shkollë ka 227 nxënës prej parashkollores e deri në shkollë fillore.[4]