Zeta (serb. Зета Zeta, gr. Zέντα) ka qenë një krahinë dhe provincë e Principatës së Madhe Serbe, Mbretërisë dhe Perandorisë.
Në kohën e Mihailo I Zeta ka qenë një zhupë brenda Dioklesë, njohur si Luška župa.[1] Sipas historianit Gelçiq, me Zetën nuk kuptohej asgjë më shumë e as më pak se treva ku rrjedh lumi Zeta, nga i cili merr emrin.[2] Nga fillimi i shek. XI emri përdorej gjithashtu për të shënjuar mbarë Dioklenë, përdorur për herë të parë në manualin ushtarak të Kekaumenosit në dekadën e tetë të atij shekulli, dhe gradualisht i zuri vendin termit Diokle në shekujt e ardhshëm.[1]
Ka të ngjarë që emri Zeta është me origjinë arbërore, përdorur nga të gjithë ata që shohin tek arbërit pasardhësit e vërtetë të ilirëve. Analistët latinë dhe ndjekësit e tre parapëlqyen të shkruanin Zeta dhe Zenta, ndërsa në dokumentet italiane ndeshen format Xenta dhe Genta, në të cilat grupi nt nuk është gjë tjetër veçse theksimi i d-së në fjalën Zeta.[2]
Sipas autorëve nga oborri mbretëror serb, G. Cambllaku e K. Filozofi, është konsideruar për trevë shqiptare, siç është konsideruar edhe nga car Dushani në një kartë të vitit 1349.[3]Në Hristovuljen e Deçanit, afërsisht vitit 1355, njeh si pjesë të Zetës përveç fshatit edhe fshatin Krushevë. Ky fshat kufizohej me Kamenicën dhe me Kupelnikun, dhe sipas Hristovuljes së manastirit të Arkangjelit afër Prizrenit, hyn në Pultin e Poshtëm. Zeta bigëzohej në dy nënkrahina:[4]
Sipas Shuflajt përgjatë bregdetit nga qendra e fisit të Petroviqëve afër Budvës e deri në Shën Shirgj mbi Bunë (1377, Sanctus Sergius de Genta).[4] Farlati jep dy vendosje të ndryshme: njëra për vendndodhjen në rrjedhën e poshtme të lumit homonim, tjetra për kuptimin e gjerësishëm që ndahet me Zetën e Sipërme nga Liqeni i Shkodrës. Jireçek e vendos mes Budvës dhe Bunës deri në Shirq konform Shuflajt, duke e kuptuar si Zeta Jugore; sipas Coronelli-t është krahina e lumit Cem deri tek Prroni i Thatë.[5]
Sipas Shuflajt nga brigjet e Njegushit mbi Kotorr e deri në bregun lindor të liqenit të Shkodrës, duke përfshirë edhe bregun perëndimor.[4] Farlati jep dy vendosje të ndryshme: njëra për vendndodhjen në rrjedhën e epërme të lumit homonim, tjetra për kuptimin e gjerësishëm që ndahet me Zetën e Poshtme nga Liqeni i Shkodrës. Jireçek e vendos në malet e Malit të Zi të sotëm, duke e kuptuar si Zeta Veriore; sipas Coronelli-t është fusha në bregun verior të liqenit të Shkodrës.[5]