Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Zhulati |
---|
Zhulati është fshat në jug të Shqipërisë në pjesën perëndimore të aksit Tepelenë-Gjirokastër, shtrihet në gjerësi gejografike 40°07'11" veri dhe gjatësi 19°59'20" lindje. Adrimistativisht nga Zhulati varen edhe Fushë-Bardhë dhe Fushë-Vërria Ky fshat është shquar për një qëndrim të shquar patriotik shqiptar.
Kronikat e vjetra për fshatin Zhulat dikur e përmendin atë me emrin Julius, diku Zhul, diku ndryshe. Sundimtarët bizantinë e më vonë venedikasit, jo aq shumë për vetë Zhulatin, por më shumë për pronat e banorëve të Zhulatit përgjatë bregdetit Jonian, fushat e luginës së Rrëzomës, e në gjithë pellgun e begatë të Delvinës. Historiani turk, Evlia Çelebi, shkruan se Zhulati ndodhet në një zonë të thellë malore, ka 200 shtëpi të vendosura pranë një fortifikimi natyror tepër mbrojtës. Shpatet e maleve dhe kodrave përreth tij ishin të mbuluara me vreshta. "Banorët e tij merren me shkëmbime të produkteve të zejtarisë me qytete të tjera brenda dhe jashtë krahinës... Kështjellën e Zhulatit e ka themeluar mbreti i Spanjës, kur këta banorë ishin aleatë të tij. Më vonë, me dredhi e shtiu në dorë Duka i Venedikut e më pas në shekullin e Bajazitit të shenjtë, e zaptoi Qedik Ahmet Pasha... Ajo ngrihet drejt qiellit në mënyrë madhështore... Kështjellë e pashembullt në bukuri, të cilës mund t‘i përngjasë ajo e Kordusit ose ajo e Benefshes në Peloponez" Kështu që nuk ishin të paktë të krishterët shqiptarë që braktisnin fenë e tyre dhe përqafonin islamin, në mënyrë që të mundësonin përfshirjen e tyre në shërbime të ndryshme me karakter ushtarak. Rasti i mbrojtësve shqiptarë të kështjellës së Zhulatit (fshat në rrethin e Gjirokastrës), të cilët ndërruan fenë pasi vetëm kështu mund të mbeteshin në shërbimin e lartpërmendur, është fakt tepër domethënës për atë çka u theksua më sipër.[1]
Për Petro Zhulatin nga ky fshat këndojnë, duke e vene theksin që ka luftuar kundër bizantinëve megjithëse ata ishin në kulmin e fuqisë së tyrë.
Kostumi popullor është ai i përdorur në atë zone.
Tek rrapi në Taroninë Që është pranë Zhulatit Seç e mblodhi miqësinë Të lidhin ligat e fatit Gjithë krahinat i ftuan Delegatët të dërgojnë Kishin për të biseduar Nga të gjitha anët rrodhën…..
Mbi fshat qendrojne rrënojat e nje kalaje nga fillimet e shekulllt te tretë para eres sone. Vatra e Kulturës në Zhulat zhvillon edhe tani veprimtari kulturore.
https://www.youtube.com/watch?v=Nd5lpLTkIGo&ab_channel=AulonaFolk
Komuna Cepo |
---|
Fushëbardha · Zhulati · Taronina · Mashkullora · Palokastra · Çëpuni · Kodra · Plesati · Kardhiqi · Prongji · Humelica |
redaktoni kutinë |