Personal information | ||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Lindi mě | 1 tetor 1959 (62 vjet) Prishtinë, RS Serbia, Jugosllavia | |||||||||||||||||||||||||||
Kombësia | Serbë / Izraelit | |||||||||||||||||||||||||||
Lartësia | 2.03 m (6 ft 8 in) | |||||||||||||||||||||||||||
Career information | ||||||||||||||||||||||||||||
NBA draft | 1981 / Undrafted | |||||||||||||||||||||||||||
Karriera e lojës | 1977–1998 | |||||||||||||||||||||||||||
Pozita | Power forward | |||||||||||||||||||||||||||
Numri | 9, 12, 15 | |||||||||||||||||||||||||||
Historia e karrierës | ||||||||||||||||||||||||||||
1977–1979 | Elektrokosovo | |||||||||||||||||||||||||||
1979–1989 | Crvena zvezda | |||||||||||||||||||||||||||
1989–1990 | Gradine Pula | |||||||||||||||||||||||||||
1990–1992 | Ramat HaSharon | |||||||||||||||||||||||||||
1992–1995 | Hapoel Herzliya | |||||||||||||||||||||||||||
1995–1996 | Rishon LeZion | |||||||||||||||||||||||||||
1996–1997 | Hapoel Tel Aviv | |||||||||||||||||||||||||||
1997–1998 | Elitzur Bat Yam | |||||||||||||||||||||||||||
Medals
|
Zufer Avdija (Serbisht: Зуфер Авдија, Hebraisht: זופר אבדיה; lindi më 1 tetor 1959[1]) është një trajner profesionist basketbolli dhe ish-lojtar serbo-izraelit. Ai luajti për Crvena zvezda në Ligën Jugosllave të Basketbollit gjatë viteve 1980 dhe për klubet izraelite Ramat HaSharon, Rishon LeZion, Hapoel Tel Aviv, and Elitzur Bat Yam në vitet 1990. Ai përfaqësoi kombëtaren jugosllave ndërkombëtarisht.
Një power forward, Avdija e filloi karrierën e tij në basketboll me ekipin e qytetit të tij, Elektrokosovo.[2] Në vitin 1979, ai iu bashkua skuadrës me qendër në Beograd, Crvena zvezda të Ligës së Basketbollit Jugosllav, ku luajti gjatë viteve 1980. Ai ishte një kapiten ekipi.[3]
Në vitet 1990, Avdija luajti për klubet izraelite:[1] Ramat HaSharon, Hapoel Herzliya, Rishon LeZion, Hapoel Tel Aviv, and Elitzur Bat Yam.
Avdija ishte një anëtar i kombëtares jugosllave që fitoi medaljen e bronztë në 1982 FIBA Kampionatin Botëror në Kolumbi, së bashku me shokët e skuadrës nga Crvena zvezda, Rajko Žižić and Zoran Radoviq.[4] Ai shënoi rekordin e tij në turne me 24 pikë në një fitore 101–77 ndaj Uruguait. Gjatë katër ndeshjeve të turneut, ai shënoi mesatarisht 8.8 pikë për lojë.
Gjithashtu, Avdija fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Marok të vitit 1983. Ai luajti 50 ndeshje për ekipin kombëtar.[5]
Avdija ka lindur në Prishtinë, KSA e Kosovës, RSF Jugosllavia. Ai është me prejardhje etnike gorane (nga Gora në jug të Kosovës) dhe është mysliman. Kur ishte 15 vjeç, ai luajti për një kohë të shkurtër futboll si portier për ekipin e të rinjve Ramiz Sadiku në Prishtinë.[2] Ai u martua dhe ka një djalë, Andrej.[6]
Ai më vonë u martua me Sharon Artzi, një hebreje izraelite nga kibbutz Beit Zera, i cili është një ish-atlete dhe basketbolliste.[7] Djali i tyre i lindur në Izrael, Deni (lindur në 2001), është gjithashtu një basketbollist profesionist. Deni është draftuar si zgjedhja e 9-të e përgjithshme nga Washington Wizards në 2020 NBA draft. Ai gjithashtu përfaqëson kombëtaren izraelite ndërkombëtarisht.[8]