Arxhuna Ratha

Arjuna Ratha

Arjuna Ratha është një monument nga periudha Pallava në Mahabalipuram, në bregun e Coromandelit të gjirit të Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Është një shembull i arkitekturës së hershme dravidiane dhe arkitekturës monolitike shkëmbore që daton nga fundi i shekullit të VII, gjatë mbretërimit të Mahendravarmanit I dhe djalit të tij Narasimhavarmani I (630–680 i e.s.) të mbretërisë Pallava.[1][2] Është një nga Pancha Rathat,[3] dhe besohet se është përfunduar para Dharmaraja Rathas dhe si ajo bashkë me Bhima Rathan, janë imitime prej guri të versioneve pararendëse prej druri.[3][4] Është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipura të shpallura pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984.[5]

Struktura gjendet në Mahabalipuram (më parë i njohur si Mammallapuram) në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit në distriktin Kancheepuram. Është afërsisht 56 km në jug të Chennai-t (më parë i njohur si Madras), kryeqyteti i shtetit indian Tamil Nadu,[6] ndërsa nga Chengalpattu është rreth 32 km larg.[7]

Veçoria e kësaj dhe katër rathave të tjera nuk mund të përcaktohet krahasohet me ndonjë ndërtim tjetër të të shkuarës së arkitekturës së lashtë indiane. Megjithatë, pesë rathat kanë qenë pararendëset e modeleve për zhvillimin e arkitekturës së tempujve indianë. Si katër Pancha Rathat e tjera, kjo ndërtesë guri është një imitim i një versioni të mëpashëm druri.[4] Megjithëse është konsideruar një tempull monolitik, termi "tempull" është i gabuar pasi pesë rathat nuk u përfunduan ndonjëherë,[8] siç dëshmohen nga shtrati shkëmbor i pa skalitur te majuci. Në këtë mënytë rathat as u shenjtëruan si tempuj as zhvilluan ceremoni fetare.[6] Statusi i pa-përfunduar i pesë rathave i është atribuar vdekjes së mbretit Narasimhavarman I në vitin 668 të e.s..[9][10] Madje edhe emri i Pandavëve të eposit të Mahabharatas nuk mbështetet nga të dhënat historike.

Pamje e afërt e skalitjeve në murin e jashtëm të Arjuna Ratha-s

Të gjitha Pancha Rathat janë rreshtuar në drejtimin veri-jug dhe ndajnë të njëjtën plintë që ka një pjerrësi të lehtë. Ato nuk kanë preçedente në arkitekturën indiane dhe kanë shërbyer si modele për ndërtimin e tempujve më të mëdhenj në traditën e Indisë jugore të arkitekturës dravidiane të tempujve.[10] Megjithëse të skalitura në shkëmbinj monolitikë, ato janë skalitur si tempuj strukturorë në formën e ndërtesave normale dhe kështu të cilësuara si “formë tempulli gati monolitike”.

Ratha është një strukturë e thjeshtë, e ngjashme me një pallat ose pavjon të vogël. Është skalitur në një formacion shkëmbor gjatësor, i dalë sipër rërës afër bregut (që ka një pjerrësi në ngjitje nga skaji verior në atë jugor) të një plinte të moduluar, me një plan katror të ngjashëm me Dharmaraja Rathan. Është e drejtuar nga perëndimi dhe është 3.5 m x 4.9 dhe është 6.1 metra e lartë. Ndodhet në të njëjtën upapitha (platformë dytësore) me Draupadi Rathan pranë saj.[9][11]

Skulptura e Nandit mbrapa Arjuna Rathas

Kjo ratha është e ngjashme në formë me Dharmaraja Rathan përveç se ka një ka një kat më pak në majë dhe ka një kube tetëkëndore me një luan të skalitur në oborrin përballë. Është një ratha monolitike e skalitur në shkëmb me një garbhagriha (sanctum sanctorum), një dvitala vimana (mjet fluturues) me një mukhamandapa (verandë të brendshme). Stupi në krye ka qenë lënë pa u skalitur pasi me gjasa ishte menduar të përshtatej me shikhara-n e vimana-s; majëza qëndron në një platformë pranë rathas.[9] Hyrja ballore e tempullit ka dy kolona mbajtëse dhe dy gjysëm-kolona; këto të fundit janë skalitur mbi luanë të drejtuar nga njëri-tjetri. Baxhat dritare në formë patkoi të njohura si kudus-e zbukurojnë kornizat në të katër faqet; një fytyrë njerëzore është pjesë e çdo faqe. Një strukturë trekëndore gjatësore është skalitur sipër një kornize në mes dhe dy struktura katrore janë vendosur mbi kënde. Kudus-et janë skalitur po ashtu në qendër të çative trekëndore.[9] Prerja e bashkimeve midis gureve, në një mënyrë të parregullt dhe sporadike janë puthitur mirë me formën arkitekturore pasi janë rreshtuar në një pjerrësi mbi kornizat ose gjysëm-kolonat e prera; përgjatë bashkimeve janë skalitur imazhe dhe motive dekorative. Mjeshtria e skulptorëve në skalitje ka evoluar në një "sistem gati të padukshëm bashkimi që e ka përmirësuar cilësinë e strukturën masive të tempullit gati-monolitik". Zbukurimet e sipërfaqes janë një veçori e shquar e rathës.[12]

Draupadi Ratha dhe Arjuna Ratha në të njëjtën platformë dytësore upapitha

Adhisthana (platforma e hyjnisë kryesore) është thjeshtë në stilin Padabandha.[13] Ka nike të çara midis kolonave të skalitura mjeshtërisht që paraqesin hyjni si Vishnu, Skanda mbi një elefant dhe Shiva si Siva-Vrishabhantika (i hipur mbi Nandin (demin)) dhe figura si Parthihara-t, Amara-t, një Siddha, një mbajtës chowri, apsara dhe të tjera.[13] Skulptura qendrore paraqet Shivën duke kryëzuar këmbët dhe i përkulur mbi Nandin.[14] Një nga skulpturat në murin jugor është e njohur si "Ardhanareesvara", që përfaqëson mashkulloritetin nëpërmjet gërshetimit vetullave dhe duke mbajtur duartë dhe feminilitetin në ngritjen e lehtë të belit të Uma-s.[15] Në këtë mur vlen të vihet në dukje paraqitja e dy zonjave.[14] Në katin e parë të rathas, që është kati i dytë i strukturës, ndodhen tetë nike. Secila nga niket ka imazhe të skalitura çiftesh, dy në çdo anë. Kuptimi i tyre nuk është i qartë, pasi sipas arkeologut Dr. Nagaswamy, ato mund të përfaqësojnë asta-dikpala-t (tetë gardianët e drejtimeve), por ky opinion është kundërshtuar nga një tjetër arkeolog që pohon se dikpala-t nuk paraqiten me bashkëshortët.[9] Garbha-griha ose sanctum sanctorum-i është një dhomë katrore 1.4 m x 1.5 metra, që tashmë është pa ndonjë hyjni por bazuar në disa gjetje të më parshme, arkeologët kanë hamendësuar se shenjtërorja bujtëte një Shiva.[9]

Nandi, mjeti transportues i Shivës, është skalitur në një popël të madhe në faqen lindore mbrapa rathas. Nandi sipas traditës është i drejtuar nga faltorja.[9] Është një skulpturë në përmasa natyrore e drejtuar nga perëndimi.[16] Dvarapalat ose rojet nuk janë skalitur në hyrje të façatës por shihen në faqet e jashtme të rathas për shkak të mungesës së hapësirës brenda faltores.[9]

  1. ^ The Culture of India; isbn 9780852297629, The Rosen Publishing Group, 2010, fq. 315
  2. ^ Indu Ramchandani: Student Britannica India 7 Vols; Popular Prakashanm, 2000, isbn 9780852297629, fq. 5
  3. ^ a b Margaret Prosser Allen: Ornament in Indian Arch; 1991, University of Delaware Press, kontrolluar më 5 janar 2013, isbn 978-0-87413-399-8, fq. 139
  4. ^ a b Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4, fq. 75
  5. ^ "Group of Monuments at Mahabalipuram" (në anglisht). World Heritage. Marrë më 8 shkurt 2007.
  6. ^ a b Gunther, Michael D. "Pancha Rathas, Mamallapuram". art-and-archaeology.com (në anglisht). Marrë më 23 tetor 2012.
  7. ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
  8. ^ Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046, fq. 333
  9. ^ a b c d e f g h "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part III". 2. Arjuna Ratha. Indian History and Architecture, Puratattva.in. 23 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b "The Rathas, monolithic Mamallapuram" (në anglisht). Online Gallery of the British Library. Marrë më 19 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
  11. ^ "A monumental effort". Front Line India's National Magazine from the publishers of ‘‘The Hindu’’. 8 nëntor 2003. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2013. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ George Michell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms; 15 shtator 1988, University of Chicago Press, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-0-226-53230-1, fq. 81–
  13. ^ a b "World Heritage Sites – Mahabalipuram, Group of Monuments Mahabalipuram (1984), Tamil Nadu". Archaeological Survey of India. Marrë më 23 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ a b "Arjuna Ratha" (në anglisht). Art-and-archaeology.com. Marrë më 5 janar 2013.
  15. ^ "The Five Rathas of Mahabalipuram". Varalaaru. Marrë më 5 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Nandi" (në anglisht). Art-and-archaeology.com. Marrë më 20 shkurt 2013.
  • Margaret Prosser Allen: Ornament in Indian Arch; 1991, University of Delaware Press, kontrolluar më 5 janar 2013, isbn 978-0-87413-399-8.
  • P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2.
  • George Michell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms; 15 shtator 1988, University of Chicago Press, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-0-226-53230-1.
  • Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4.
  • Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046.
  • Indu Ramchandani: Student Britannica India 7 Vols; Popular Prakashanm, 2000, isbn 9780852297629.
  • The Culture of India; The Rosen Publishing Group, isbn 9780852297629, 2010.