Bartolomeo Pinelli | |
---|---|
U lind në | Roma |
Vdiq | Roma |
Shtetësia | Italiane |
Bartolomeo Pinelli, (20 nëntor 1781 - 1 prill, 1835), ishte grafist, piktor dhe skulptor italian, ndërmjet krijimeve të të cilit përfshihet edhe punimi në akuarel i një kostumi shqiptar.
Artist grafik jashtëzakonisht prodhimtar, së fundi është vlerësuar se ka prodhuar rreth katër mijë gravura dhe dhjetë mijë vizatime[1]. Në stampat e tij ka ilustruar kostumet e popujve italikë, kryeveprat e mëdha të letërsisë: Eneidën e Virgjilit, Komedinë Hyjnore të Dante Alighierit, Jeruzalemin e çliruar të Torquato Tasso-s, Orlando furioso të Ariostos, Don Kishotin e Mançës të Miguel de Cervantesit, i Promessi sposi, të Manzonit dhe subjeke të historisë romake, greke, napoleonike etj. Tema përgjithësisht më e shpeshtë është Roma, banorët e saj, monumentet, qyteti antik dhe ai bashkëkohor.[2] Ndër nxënësit e tij më të njohur ka qenë edhe portretisti i njohur gorician Giuseppe Tominz. Vepra e tij ilustruese zotëron, veç vlerës artistike, një domethënie të rëndësishme dokumentuese për etnografinë e Romës, të Italisë dhe të Zvicrës[3].
Lindi në Romë më 20 nëntor 1781, nga Giovanni Battista dhe Francesca Gianfarani, në një ndërtesë të lagjes së Trastevere-s që tashmë nuk ekziston më, por në vend të saj gjejmë një përmendore dhe një bust prej bronxi në nder të tij.
I ati i tij ishte një modelues statujash përkushtimore që e futi në artin e modelimit të qeramikës.[4] Gjithësesi aftësitë e tij në fushën figurative do të shpaloseshin mbi të gjitha nëpërmjet teknikave të gravurës, të vizatimit dhe të pikturës. Në fillim u formua në Accademia di Belle Arti të Bolonjës, qytet ku familja ishte trasferuar në 1792 dhe më pas në Accademia di San Luca në Romë, ku ishte kthyer në 1799. Po në 1799 filloi bashkëpunimin me Franz Kaisermann, për të cilin pikturoi figurat për panoramat e tij në akuarel, të cilat pasqyronin stilin e Kaiserman-it. Ndërsa i nisi studimet e tij, të kurorëzuara më pas (1807) në Albumin me tridhjetë e gjashtë akuarele me skena dhe kostume të Romës dhe Lacios.
Për sa i përket pamjes të tij fizike dhe mënyrave të tija të të sjellurit, një bashkëkohës i tij shkroi:
Bartolomeo Pinelli kishte trup mesatar, me fizionomi dhe pamje plot gjallëri; kishte flok të dendur që me kaçurrela të gjata i konturonin fytyrën dhe zbrisnin të përdredhura përpara [...]; tiparet e fytyrës i kishte të theksuara, por të rregullta dhe nuk mbajti tjetër veç një palë mustaqesh të vogla siç duke edhe në bustin e tij që qe vendosur në Pincio. Me zakone të çuditshme, e pëlqente me të tepërt shakanë. Vishej në mënyrë mospërfillëse si populli i thjesht dhe shihej gjithmonë të shëtiste nëpër Romë i shoqëruar nga dy mastinë të mëdhenjë (grup rracor qenësh me madhësi të madhe) dhe i pajisur me një shkop që te mollëza kishte një figurë prej bronxi. Inatosej kollaj edhe pse zakonisht ishte i qeshur dhe hokatar; qe skeptik (dmth. ateist) si shumë gjeni të kohës së tij dhe qe patriot në mënyrën e tij, dmth. i dashuruar me Romën antike, te e cila konceptoi të gjithë përzemërsinë
— David Silvagni, La corte e la società romana nei secoli XVII e XIX, Roma, Forzani & C. Tipografi del Senato, 1881-4, voll. 3, vol. III, fq. 395
Seria e tij e parë e gravurave me titull Përmbledhje e pesëdhjetë kostumeve piktoreske të gdhendur në akuaforte i përket vitit 1809. Me gjasa këtij viti i përket edhe martesa e tij me Mariangela Gatti-n, e realizuar me rite republikane dhe nga e cila lindën një vajzë, ndoshta e vdekur në moshë të re dhe për të cilën nuk njihet as emri, dhe djali, Achille Pinelli. Në 1816 realizoi ilustrimet për Historia e Romës dhe në 1821 ilustrimet për Historinë greke.[5]
Tradita artistike e lartësimit të klasës së ulët i gjen rrënjët e saj në kohën e artistit barok Salvatore Rosa. Në këtë frymë ai prodhoi një seri stampash të titulluar La Storia del Brigante Decapitito (Historia e banditit kokëprerë), rreth një banditi të cilit, ndërsa flinte, i pret kokën gruaja e tij si hakmarrje për vrasjen e të birit të saj. Kjo vepër e veçantë ilustron vëmendjen e madhe të Pinellit mbi rrëfenjat popullore dhe admirimin e idealizuar që qe zhvilluar midis fisnikërisë dhe njerëzve të kultivuar për kulturën banditeske. Pinelli sugjeronte se banditët ose briganti në kërkesën e tyre për pavarësi nga ligjet e imponuara nga drejtuesit absolutë, ishin trashëgues të dëshirës për liri të Romës së lashtë republikane. Për Pinellin, nacionalizmi italian duhet të formohej rreth një rikthimi te vlerat e Romakëve të lashtë.[6] Një shembull parodoksal porositësve për pikturimin e banditëve janë dy piktura të zotëruara nga dukesha e Devonshire.[7] Midis viteve 1822 dhe 1823 realizoi pesëdhjetë e dy tablo për Il Meo Patacca-n, një poemë satirike.
Më 25 gusht 1834, për shkak të indiferencës së tij ndaj normave të pashkës, mori me përbuzje ndalimin e marrdhënieve me kishën (një instancë më e butë se shkishërimi edhe pse e ngjashme). Vdiq i varfër më 1 prill 1835, duke lënë të pa mbaruar ilustrimin e Maggio romanesco të Giovanni Camillo Peresio-s.
Përveç repertorit të imazheve dedikuar kostumeve romane, realizoi libra të shumtë, si ciklet e frymëzuara nga Iliada, Odisea, Eneida dhe mitologjia greko-romake. Vepra që paraqesin gjurmët të forta të neoklasicizmit.
Pak ditë më pas Giuseppe Gioachino Belli shkroi sonetin La morte der zor Meo.
Oreste Raggi, në libërthin e tij të shkruar në 1835, po atë vit që artisti vdiq, përmend përveç vizatimeve dhe akuareleve të shumta, rreth 40 përmbledhje me stampa, të publikuara në Romë me mbi dhjetë botues të ndryshëm.
Midis tyre:
Lista e muzeve dhe enteve që shfaqin veprat e artistit:
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)