Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Bedri Greca | ||
Datëlindja | 23 tetor 1990 (34 vjeç) | ||
Vendlindja | Tiranë, Shqipëri | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Tirana | ||
Numri | 7 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2010–2011 | Skrapari | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2012 | Skrapari | 20 | (1) |
2012–2015 | Tërbuni | 76 | (22) |
2015–2016 | Flamurtari | 17 | (4) |
2016–2017 | Kukësi | 17 | (1) |
2017– | Tirana | 40 | (16) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 dhjetor 2018 |
Bedri Greca (lindur më 23 tetor 1990) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin shqiptar Tirana.[1]
Në 30 qershor 2015, Greca j'u bashkua Flamurtarit në një marrëveshje një-vjeçare.[2] Ai u vlerësua për performancat e tij gjatë pjesës së parë të sezonit.[3] Megjithatë, Greca pësoi rënje në pjesë e dytë të sezonit krahasuar me atë të parën, duke u pezulluar edhe në shkurtin e 2016.[4]
Më 21 qershor 2016, Greca firmosi një kontratë një-vjeçare me klubin tjetër elitar Kukësi për një shifër të pazbuluar.[5] Ai mori fanellën me numrin 7, dhe debutoi nëntë ditë më vonë në ndeshjen e parë të ekipit në raundin e parë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës kundër Rudar Pljevlja; ai luajti si zëvëndësues në nëntë minutat e fundit të ndeshjes që u mbyll në barazimin 1–1 jashtë fushe.[6] Më 24 gusht, ai fitoi trofeun e parë me klubin, Superkupën e Shqipërisë 2016, duke luajtur për 24 minuta në triumfin 3–1 të ekipit kundër Skënderbeut në Stadiumin Selman Stërmasi.[7] Ai u largua nga Kukësi më 11 qershor 2017 pasi kontrata e tij skadoi dhe palët vendosën të mos vazhdonin më bashkëpunimin.[8]
Më 4 shtator 2017, Greca u transferua tek Tirana në Kategorinë e Parë duke firmosur një kontratë deri në qershor 2019.[9] Ai u prezantua po në atë ditë, duke deklaruar: "Të luaj për Tiranën është një ëndërr për mua, sepse kam qën gjithmonë tifoz i Tironës."[10] Ai debutoi më 6 shtator në ndeshjen e Superkupës 2017 kundër ish ekipit të tij Kukësi, duke luajtur për 71 minuta me Tiranën që fitoi me rezultatin 1–0 falë një goli të shënuar në shtesë nga Erion Hoxhallari.[11] Ky ishte dhe trofeu i tij i parë me klubin.[11] Ai shënoi golin e parë për ekipin më 21 tetor në javën e pestë të Kategorisë së Parë kundër Turbinës, duke e marrë topin nga mesfusha para se të driblonte portiern për të çuar shifrat në 2–0; kjo fitore ndihmoi ekipin të vazhdonte me rekordin 100% të fitoreve në këtë fillim sezon.[12] Greca shënoi golin e dytë për Tiranën më 29 nëntor në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë 2017–18 kundër Vllaznisë, duke udhëhequr ekipin në suksesin 2–0 në shtëpi.[13] Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës ndaj Vllaznisë në pesë ndeshje dhe e para që nga maj 2016.[14]
Greca pati një përmirësim mbreslënës gjatë pjesës së dytë të sezonit, duke nisur një varg golash; ai shënoi golin e parë për vitin 2018 në fitoren 2–1 ndaj Turbinës më 3 shkurt, që u ndoq nga një tjetër në fitoren 3–1 kundër Tomorit gjatë ditë më vonë.[15][16] Në mars ai shënoi edhe tre gola të tjerë, përfshirë edhe dopietën e parë sezonale në fitoren tenistike të ekipit 5–1 kundër Apolonisë.[17] Më 7 prill, Greca shënoi të dy golat e Tiranës në fitoren 2–0 ndaj Bylisit në Stadiumin Adush Muça; kjo fitore rritin diferecën e Tiranës në renditje ndaj Bylisit në 10 pikë, gjë që do të thoshte se kryeqytetasit kishin nevoj edhe për një pikë për t'u shpallur kampionë të Grupit B.[18] Kjo fitore u bë zyrtare një javë më vonë kur Tirana fitoi me rezultatin 3–2 ndaj Pogradeci, me Grecën që shënoi golin e tretë të ekipit të tij.[19]
Më vonë gjatë atij muaji, në një ndeshje ndaj Tomorit, Greca do të hynte si zëvëndësues dhe do të shënon një gol me goditje dënimi në fund të takimit duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja; ndeshja u mbyll në barazim 2–2.[20] Ai do të ishte protagonist në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Bylisit, duke shënuar dy gola me Tiranën që u shpall kampione e Grupit B.[21] Këto gola e bënë atë shënuesin më të mirë të ekipit sëbashku me sulmuesin Yunus Sentamu.[22] Greca shënoi një tjetër dopietë në ndeshjen finale të sezonit ndaj fituesve të Grupit A, Kastriotit, duke i dhënë ekipit fitoren 2–0 në Elbasan Arena si dhe titullin e Kategorisë së Parë, gjë që do të thoshte rikthim në elitë pas një sezoni.[23]
Në një intervistë, Greca ka deklaruar se është një tifoz i madh i Tiranës si dhe lojtari i tij i preferuar është ish sulmuesi legjendar i ekipit Indrit Fortuzi.[24]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Skrapari | 2011–12 | Kategoria e Parë | 20 | 1 | 0 | 0 | — | — | 20 | 1 | ||
Tërbuni | 2012–13 | Kategoria e Parë | 27 | 4 | 0 | 0 | — | — | 27 | 4 | ||
2013–14 | 25 | 3 | 1 | 0 | — | — | 26 | 3 | ||||
2014–15 | 24 | 15 | 3 | 2 | — | — | 27 | 17 | ||||
Gjithsej | 76 | 22 | 4 | 2 | — | — | 80 | 24 | ||||
Flamurtari | 2015–16 | Kategoria Superiore | 17 | 4 | 3 | 0 | — | — | 20 | 4 | ||
Kukësi | 2016–17 | Kategoria Superiore | 17 | 1 | 2 | 1 | 2[a] | 0 | 1[b] | 0 | 22 | 2 |
Tirana | 2017–18 | Kategoria e Parë | 24 | 15 | 6 | 1 | — | 1[b] | 0 | 31 | 15 | |
Gjithsej karriera | 154 | 43 | 15 | 4 | 2 | 0 | 2 | 0 | 173 | 47 |