Dhanmondi Shahi Eidgah | |
---|---|
ধানমণ্ডী শাহী ঈদগাহ | |
Emra alternativ | Eidgah Mogule, Eidgah e Madhe |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Xhami Eidgah |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Dhanmondi, Dhaka, Bangadesh |
Koordinatat | 23°44′36″N 90°22′27″E / 23.7433°N 90.3742°E |
Përfundimi | 1640 |
Pronar | Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit |
Grounds | 4,682.32 m2 (1.15703 acres) |
Dhanmondi Shahi Eidgah (bengalisht: ধানমণ্ডী শাহী ঈদগাহ), e njohur edhe si Eidgah Mogule (bengalisht: মোগল ঈদগাহ), është e vendosur në Rrugën Saat Masxhid, në zonën rezidenciale Dhanmondi në Dhaka të Bangladeshit. Eidgah u ndërtua në vitin 1640, gjatë Periudhës Mogule, dhe që atëherë kjo xhami në qiell të hapur[1] ka qenë në përdorim për celebrimin e Fitër Bajramit.[2]
Struktura është listuar si një vend arkeologjik nga Departmenti i Arkeologjisë pasi përmban vlera historike, arkitekturore dhe të trashëgimisë. Është një shembull i Arkitekturës Mogule. Arkitekti konservues Abu Sayeed M. Ahmed ka shkruar: "Kjo Eidgah është monumenti më i vjetër i mbijetuar mogul në qytetin e Dhakës. Nuk ka një të dytë me forma arkitekturore dhe veçori të ngjashme me të".[2]
Eidgah ose Idgah, gjithashtu Eid Gah ose Id Gah (Persisht: عیدگاه "vendi i ndjekjes së Eid-it"; bengalisht: ঈদগাহ; gjuha urdu: عید گاہ; Hindi: ईदगाह) është një lloj xhamie e përdorur në Kulturën Islamike të Azisë Jugore e rrethuar në qiell të hapur, zakonisht jashtë qytetit (ose në rrethina) kushtuar vetëm Namazit të Bajramit (Eid) të kryer në mëngjesin e Fitër Bajramit (Eid al-Fitr) dhe Kurban Bajramit (Eid al-Adha) (arabisht: عيد الفطر arabisht: عيد الأضحى) (nga arabisht: عِيد (ʕīd), nga siriakja klasike ܥܐܕܐ. [[1]]) Zakonisht është një vend publik që nuk përdoret për lutje gjatë ditëve të tjera të vitit.[3]
Eidgah Mogule Dhanmondi është një strukturë monumentale e ndërtuar gjatë Perandorisë Mogule. Mbishkrimet tregojnë se atë e ndërtoi Mir Abul Qazim, administratori (divan) i Bengalit jugor nën princin Shah Shuxha, guvernatori i Bengalit, që ndërtoi edhe Bara Katran. E ndërtuar për të bujtur adhurues të shumtë, që mblidheshin me rastin e Namazit të Bajrami. Nevoja për të ndërtuar një Eidgah kur kryeqyteti u zhvendos në Raxhmahal është provë e rëndësisë së vazhduar të Dhakës megjithë rënien e statusit zyrtar.[1] Subahdarët dhe divanët mogulë që jetonin në vend e kishin zakon të vinin te kjo Eidgah për "Namazin e Bajramit".[4]
Eidgah për grumbullimin e Fitër Bajramit përbëhet nga një platformë tulle, me përmasa origjinale 74.68 metres (81.67 yd) me 41.76 metres (45.67 yd) e ngritur 1.83 m mbi terrenin rrethues. Kishte planimetri gjatësore, me mure të trasha tulle që rrethojnë oborrin në të gjitha anët. Por tani vetëm muri perëndimor 4.57 metres (5.00 yd) i lartë ka mbetur. Muri i kiblës është 43.0 metres (47.0 yd) i gjatë dhe 4.57 metres (5.00 yd) i lartë. Është 3.05 m i lartë dhe nga rreth 2.74 m fillon fazën e tranzicionit. Një planimetri me ndarje më tresh, me tre mihrabë të cekët në secilën anë të një mihrabi qëndror më të thellë, që shënon drejtimin e Mekës. Mihrabi qëndror gjysmë-tetëkëndor i murit perëndimor ka hark me katër qendra 1.52 metres (1.66 yd) të thellë të vendosur mbi shtylla, me një mbishkrim në krye. Gjerësia e mihrabit është 2.26 m. Mbi mihrabët zgjatet një shirit i kornizës horizontale, me bedena kreshtore.[1] Ishte e dekoruar me harqe shumë-kuspidësh dhe anash me kamare të cekëta ndihmëse, tre në secilën anë.[5]
Hapsira gjysmë-tetëkëndore është 1.35 m e thellë. Kështu gjerësia e murit në mes është shumë i trashë siç shihet nga ana e mbrapme (ana e rrugës). Të gjithë mihrabët janë të zgavruar brenda kornizave drejtkëndore. Mihrabët anësorë janë 2.67 m të lartë dhe 1.37 m të gjerë. Në të dyja anët e mihrabit qëndror ndodhen dy panele shumë-kuspidëshe dekorative brenda kornizave drejtkëndore. Në veri, ngjitur të mihrabin qëndror është një mimbar me tre shkallë. Me shumë gjasa është një ndërtim i mëvonshëm. Nga katër kullat tetëkëndore të këndeve të Eidgah, vetëm ai në këndin veri-perëndimor është origjinal. Muri i Eidgah është i suvatuar me pluhur tullash dhe parapeti horizontal ka bedena të verbra.[5]
Muri rrethues me gjasa ishte pjesërisht i depërtuar; ai kishte një rresht mazgallësh kreshtorë me elemente shtesë që dekoronin këndet, pjesët e zgjatura të mureve dhe seksionet e zvogëluara në murin perëndimor ishin si të një fortese. Megjithëse këto kishin arësye strukturore të ishin kështu, vendosja dhe format e tyre kishin edhe arësye estetike.
Gjatë periudhës mogule, një degë e lumit rridhte përkrahë Eidgahut duke lidhur lumin afër Saat Masxhidit. Subahdarët dhe divanët mogulë që jetonin aty vinin në Eidgah për lutjet e Eid ul-Fitrit. Njerëzit mblidhen akoma në vend për lutjet e përbashkëta të Eid ul-Fitrit. Eidgah shtrihet në një terren prej 4,682.32 m2 (1.15703 acres).
Së fundi në vitin Eidgah është marrë nga Departmenti i Arkeologjisë së Qeverisë së Bangladeshit, si një monument i mbrojtur. Por ata kanë ndërmarrë restaurime, me shumë pak vëmendje ndaj veçorive të saj origjinale.[5]
Eidgah më e vjetër mogule e mbijetuar në Dhaka, përballet me një kërcënim nga ndërtimi i pa planifikuar i një xhamie gjashtë-katëshe në mjedisinin e saj, thotë një raport mediatik. Komiteti i Xhamisë Dhanmondi Eidgah po e ndërton xhaminë pa miratimin nga Raxhdhani Unnajan Kartripakkha (RAJUK) siç kërkohet nga Akti Ndërtimor dhe Rregullat Ndërtimore të Dhakës Metropolitane. Arkitekti Sayeed shprehu frikën se struktura e Eidgahut mund të dobësohet nga vibrimet gjatë ndërtimit të ndërtesës së re. Ai tha gjithashtu se "Është një zgjedhje shumë e keqe e vendit të ndërtimit të një ndërtese shumë të madhe, pasi njollos pamjen elegante të monumentit të trashëgimisë".[6]
Rregullat Ndërtimore të Dhakës Metropolitane të vitit 2008 kërkojnë që çdo zhvillim brenda një rreze prej 250 metrash të një vendi arkeologjik duhet të kenë lejen e pushtetit të lartë qeveritar të Komitetit Nagar Unnajan para se të marrin lejen e Komitetit Ndërtimor të RAJUK-ut për miratimin e planit. "Ne po shkatërrojmë xhaminë e vjetër për të ndërtuar një të re", tha Atikul Habibi, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Xhamisë Dhanmondi Eidgah.[6] Monumenti gjithasthu është lënë në hije nga një dyqan me shumicë që komiteti i xhamisë e ktheu në një Qendër Kërkimore Islamike – brenda 3.05 m nga mihrabi qëndror i Eidgah.[7][8]
Adhuruesit e Namazit të Bajramitt dhe aspirantë vizitorët tani duhet të ndërmarrin një udhëtim përreth xhamisë së re për të arritur te Eidgah Mogule.
Pamje nga Eidgah
|
---|
|
Wikimedia Commons has media related to Dhanmondi Shahi Eidgah. |