FC Internazionale Milano Primavera është skuadra U–19 e klubit futbollistik profesionist italian FC Internazionale Milano. Ata luajnë në Grupin B të Campionato Primavera - Trofeo "Giacinto Facchetti". Ata kanë qënë kampion italian shtatë herë dhe pesë herë fitues të Coppa Italia Primavera. Ata gjithashtu kanë marrë pjesë në ingaurimin e Torneo di Viareggio, një turnament ndërkombëtar të cilën ata e kanë fituar gjashtë herë.
Në mars 2012, Inter U–19 u shpallën kampion të edicionit përurues të NextGen Series, një turnament futbolli që përfshinë skuadrat U–19 nga 16 klube të ndryshme të Europës.
Shtëpia e sektorit të të rinjëve të Interit është në Centro Sportivo Giacinto Facchetti, 30.000 metra katror për një stërvitje profesionale dhe edukimit mes rretheve të Niguarda dhe Bressos në veri të Milanos.[4]
Sektori i të Rinjëve të Interit ka 20 vëzhgues talentësh në rajonin e Lombardisë. Ata të gjithë raportojnë drejtpërdrejt koordinatorit të përgjithshëm në Milano.[4]
Pas skuadrës Primavera (U–19), ka edhe nëntë skuadra të tjera që janë renditur më poshtë:
Juniores Berretti (U–18)
Allievi Nazionali (U–17)
Allievi Nazionali Fascia B (U–16)
Giovanissimi Nazionali (U–15)
Giovanissimi Regionali (U–14)
Giovanissimi Regionali Fascia B (U–13)
Esordienti (U–12)
Pulcini Regionali (U–11)
Pulcini B (U–10)
Pulcini C (U–9)
Për më tepër, Internazionale ka klube artificiale të lidhur rreth botës, të tilla si:
Shumë lojtarë që kanë dalë nga sistemi i të rinjëve të Interit kanë dalë nga akademia dhe janë bërë futbollistë profesionistë. Lista e lojtarëve të mëposhtëm kanë luajtur me Interin dhe e kanë përfaqsuar kombëtaren e tyre në të gjitha nivelet e moshave dhe gjithashtu kanë pasur një karrierë të suksesshme me klubet.