Gent Cakaj | |
---|---|
![]() | |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 2019–2020 | |
Paraprirë nga | Edi Rama |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 korrik 1990 Prishtinë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PS |
Punësimi | Politikan, filozof |
Gent Cakaj (lindur më 6 korrik 1990) është një politikan shqiptar nga Kosova i cili shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë nga 23 janari 2019 deri në 29 dhjetor 2020[1].
Fillimisht, Cakaj kishte rolin e këshilltarit për politikë të jashtme të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.[2] Pas kësaj, ai u emërua zëvëndës-ministër i jashtëm.[3] Në korrik 2018, Cakaj u caktua kryenegociator i hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.[3]
Në janar 2019, Cakaj u programua nga kryeministri Edi Rama të zëvëndësonte Ditmir Bushatin si Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë pas një riorganizimi të kabinetit.[4][5] Megjithatë, ai nuk u dekretua nga presidenti Ilir Meta, i cili deklaroi se Cakaj nuk kishte përvojë dhe se kishte "qëndrime të rrezikshme".[6][7] Vendimi i Metës u kritikua nga Rama, i cili e quajti atë "antikushtetues".[8] Më 21 janar, Rama u bë ministri i ri jashtëm i vendit,[9] kurse dy ditë më vonë, ai i delegoi detyrat dhe kopetencat Cakajt, i cili mori postin zyrtarisht.[10]
Cakaj ka lindur në Prishtinë të Kosovës dhe është djali i Shkëlzen Cakajt, një shkencëtar.[11]
Cakaj është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari.[12] Në vitet 2013–16, Cakaj ishte student në Universitetin e Prishtinës, duke u diplomuar për drejtësi.[13] Në vitin 2014, ai mori gradën e Masterit të Filozofisë nga Instituti i Filozofisë i Universitetit të Leuvenit në Belgjikë.[13] Një vite më vonë, ai u diplomua me titullin Master në shkencat politike nga Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest.[13] Në vitin 2017, Cakaj u diplomua me titullin Master Shkencor në Filozofi, sërisht në Universitetin e Leuvenit.[13]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)