Gerti Bogdani | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2009–2017 | |
Sekretar i Marredhenieve me Jashte i PD | |
Në detyrë 2007–Vazhdon | |
Paraprirë nga | Besnik Mustafaj |
Kryetar i FRPD | |
Në detyrë 2009–2015 | |
Paraprirë nga | Sokol Olldashi |
Pasuar nga | Belind Këlliçi |
Kryetar i Njesise 10 - Tirane | |
Në detyrë 2007–2009 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 7 korrik 1980 Tiranë |
Vdiq më | 18 shtator 2024 Tiranë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PD |
Bashkëshortja/et | Edlira Cepani |
Fëmijët | Ajra & Reinart Bogdani |
Punësimi | Politikan |
Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, vdiq më 18 shtator 2024 në Tiranë), ishte politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award - ‘Medalje Ari’.[1]
Rikthehet më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i "Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë" (International Young Democrat Union - IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.[2]
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)