Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Gilberto Valdenésio Fortunato | ||
Datëlindja | 11 korrik 1987 (37 vjeç) | ||
Vendlindja | Florianópolis, Brazil | ||
Gjatësia | 1.86 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Gwangju FC | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2010 | Guarani | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2012 | Guarani | 10 | (0) |
2012–2013 | Bandeirante | 31 | (10) |
2013–2014 | Hai Phong | 21 | (7) |
2014 | KF Tirana | 12 | (5) |
2014 | Flamurtari Vlorë | 12 | (2) |
2015– | Gwangju FC | 0 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 janar 2015 |
Gilberto Valdenésio Fortunato (lindur më 7 nëntor 1987 në Florianópolis) është një futbollist brazilian i cili luan si sulmues me klubin koreano-jugor Gwangju FC në K League Classic.[1][2]
Gilberto përpara se të transferohej tek Tirana ka luajtur për Guarani SC, Bandeirante dhe Hai Phong FC. Te Hai Phong, ai luajti 21 ndeshje ndeshje dhe shënoi 7 gola.
Në vitin 2013, Gilberto u transferua te Hai Phong duke firmosur një kontratë një vjeçare.[3] Ai shënoi golin e parë me klubin më 6 prill 2013 në fitoren 0–2 kundër Da Nang.[4]
Në muajin janar, për shkak të vështirësive të klubit në ligë, donatorët morën disa lojtarë për t'i vendosur në provë, ku njëri prej tyre ishte edhe Gilberto që u morë në provë për një javë.[5] Më 27 janar 2014, Gilberto u transferua te Tirana si lojtar i lirë.[6] Ai firmosi një kontratë gjashtë mujore me mundësi rinovim edhe për një vit tjetër.[7]
Më 1 shkurt, ai bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore me Tiranën në barazimin 0–0 jashtë fushe kundër Kastriotit, ai hyri në fushë në minutën e 46.[8] Më 7 shkurt, në derbin e parë kundër Partizanit, Gilberto shënoi golin e parë me Tiranën duke i dhuruar fitoren 1–0 pas plot 9 ndeshjesh, ai e shënoi golin në minutën e 77 me një gjysmë rrofeshat duke i dhënë fitoren e parë për këtë vit Bardhebluve, ai më vonë në minutën e 90 u zëvëndësua me Limanin duke marrë duartrokitjet e tifozëve.[9][10] Kjo gjë solli gjithashtu edhe dorëheqjen e trajnerit të Partizanit, Hasan Lika.[11] Më 16 shkurt, në fitoren 0–1 kundër Bylisit në Stadiumin Adush Muça,[12] Gilberto pësoi një dëmtim të rëndë në stomak dhe u zëvëndësua në minutën e 42 pas lojës së rëndë të lojtarëve të Bylisit.[13] Më 23 shkurt, në ndeshjen e rradhës kundër Besës, ai shënoi golin e dytë me Tiranën dhe të barazimit të përkohshëm në minutën e 16 duke ndihmuar skuadrën të fitojë ndeshjen 2–1 në Qemal Stafa, kjo ishte fitorja e tretë rresht për Bardheblutë.[14]
Më 2 mars, Gilberto assistoi golin e Ndikumanës në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Flamurtarit.[15] Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar dy gola në fitoren 3–1 kundër Kukësit në stadiumin Qemal Stafa, kjo fitore e largoi Tiranën nga vendi i fundit i ligës dhe Gilberto shënoi për herë të parë dy gola në një ndeshje që pas mbërritjes në Shqipëri.[16] Pas ndeshjes, trajneri Gugash Magani tha se Gilbero është "lojtari më i mirë te ne",[17] kurse vetë Gilberto tha se deri në fund të sezonit kërkon të shënojë 10 gola.[18] Pas paraqitjeve të mira që pas mbërritjes në Shqipëri, sponsorët e klubit kanë bërë gati rinovimin për të dhe për Morinën,[19] megjithatë, Gilberto tha se nuk është shumë i sigurtë për qëndrimin e tij në Shqipëri dhe një nga arsyet e tij më të forta ishin incidentet e ndodhura në Vlorë në ndeshjen kundër Flamurtarit.[20] Më 29 mars, në ndeshjen kundër KF Laçit, Gilberto pësoi një dëmtim duke patur një tërheqje muskulare, gjë që e detyruoi të braktis ndeshjen, megjithatë, Tirana fitoi me rezultatin 2–0.[21][22] Pas ekzaminimeve u konfirmua se Gilberto do të qëndronte jashtë fushave të lojës për 1 muaj.
Më 8 prill, Gilberto rinovoi kontratën e tij me Tiranën edhe për një sezon tjetër, gjithashtu rroga e tij u rrit nga 3,500 mijë $ në 10,000 mijë $.[23] Megjithatë, vetëm dy ditë më vonë, pasi mori një ofertë nga një skuadër malajziane, e cila ishte disa herë më e madhe se sa shuma e rinovimit me Tiranën, beri që Gilberto të kërkonte transferimin te skuadra malajziane, e cila nuk e kishte filluar sezonin ende. Ai kërkoi menjëherë largimin, dhe këtë gjë e forcoi duke mos u paraqitur në stërvitjen e klubit më 9 prill.[24] Gilberto bëri rikthimin e tij në fushë e lojës më 26 prill duke nisur si titullar në fitoren 2–1 kudër rivalëve për mbijetesë të Vllaznisë në Qemal Stafa.[25]
Pas më shumë se një muaji, më 4 maj, Gilberto shënoi golin e tij të pestë sezonal në barazimin 2–2 kundër Flamurtarit duke ndihmuar skuadrën e tij që të sigurojë qëndrimin në Kategorinë Superiore edhe për sezonin tjetër.[26][27] Në një intervistë me Panorama Sport, Gilberto tha se pavarësisht ritjes së pagës do të shkojë te klubi që ofron më shumë para për të, gjithashtu ai tha se nuk kishte marrë asnjë ofertë nga ndonje skuadër shqiptare.[28] Ai u largua nga Tirana pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës edhe për sezonin tjetër. Pas largimit nga Tirana, Gilberto tha se nuk kishte kërkuar rritje të pagës dhe se ata i kishin bërë një ofertë prej 95 mijë dollarësh, dhe se më vonë e kishin ulur, gjë që sipas tij kishte sjellë mos-rinovimin e kontratës.[29]
Më 11 gusht 2014, Gilberto u transferua te Flamurtari si lotjar i lirë, duke firmosur një kontratë dy vjeçare me të drejtë rinovimi me një pagë 90 mijë € në sezon.[30] Në prezantimin e tij ai tha se pavarësisht se e kërkonin Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani, ai zgjodhi Flamurtarin pasi i plotësoi kushtet ekonomike dhe se e bindi projekti i klubit. Më tej, ai përmendi ish skuadrën e tij Tirana duke thënë se atje ka probleme dhe se ato nuk janë zgjedhur,[31] por Tirana u kundërpërgjigj menjëherë në rrjetin social Facebook duke thënë se në klub nuk ka asnjë problem.[32]
Më 17 gusht 2014, në ndeshjen për Superkupën e Shqipërisë kundër Skëndërbeut, Gilberto bëri debutimin e tij duke hyrë në fushë në minutën e 46 në vend të mesfushorit Taulant Kuqi, me Flamurtarin që humbi ndeshjen me rezultatin 1–0.[33] Gilberto luajti ndeshjen e tij të parë si titullar me Flamurtarin në ndeshjen e parë të sezonit në ligë ku Flamurtari fitoi me rezultatin 2–1 kundër Teutës me Gilberton i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 30.[34] Pas plot katër ndeshjesh, Gilberto u rikthye te goli më 27 shtator duke shënuar golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1–1 kundër Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit.[35] Më 4 tetor, në ndeshjen kundër Partizanit në Qemal Stafa, Gilberto pësoi një dëmtim dhe u zëvëndësua në minutën e 62 nga sulmuesi Arbër Abilaliaj, me Flamurtarin i cila barazoi pa gola.[36] Pas ekzaminimeve, u konfirmua se Gilberto kishte pësuar një dëmtim të lehtë, por megjithatë rezikonte që të humbiste ndeshjen e 17 tetorit kundër kampionëve të Skënderbeut.[37] Ai e nisi ndeshjen kundër Skënderbeut nga stoli,[38] dhe hyri në fushë në vend të Abilaliaj në minutën e 74 me Flamurtarin që barazoi me rezultatin 1–1 në shtëpi.[39]
Më 21 dhjetor, Gilberto luajti në 17 minutat e fundit në humbjen 0–1 brënda fushe kundër Kukësit, në ndeshjen e fundit për vitin 2014 dhe të fazës së dytë të kampionatit.[40] Flamurtari e mbylli pjesën e parë të sezonit në një vend zgënjyes të tetë, plot 16 pikë nga vendi i parë i mbajtur nga Kukësi dhe 14 pikë nga vendi i tretë që të kualifikon në Ligën e Europës sezonin tjetër. Në aspektin personal, sulmuesi brazilian shënoi dy gola në 12 paraqitje, ku nëntë prej tyre i nisi si titullar. Përpara ndeshjes me Kukësin, Gilberto kishte rënë dakort me mirëkuptim me drejtuesit e klubit për të prishur kontratën, e për t'u rikthyer në Brazil, ku sipas agjentit të tij, Alban Kashari, Gilberto ka hapur një biznes në vendin e tij të lindjes.[41] Por megjithatë, nqs sulmuesi do të vendoste për të luajtur me një klub tjetër në Shqipëri, atëherë ai duhet t'i paguaj klubit klauzolën prej 100 milion lekësh.[41] Gjithashtu largimin e tij e konfirmoi edhe trajneri i ri italian Ernestino Ramella.[42] Dy ditë pas ndeshjes kundër Kukësit, Gilberto rihapi mundësinë për të luajtur në Shqipëri, pas interesimit të shfaqur nga Tirana, duke thënë se nqs klubi kryeqytas dëshiron të hyjë në bisedime me të, duhet t'i paguaj klauzolën klubit vlonjat.[43] Ai gjithashtu e përshkroi qëndrimin e tij në Vlorë si pozitiv dhe gjithashtu shtoi se ishte përçarja e skuadrës që solli rezultatet negative gjatë pjesës së parë të sezonit.[43]
Më 14 janar 2015, pasi u largua zyrtarisht nga Flamurtari, Gilberto u transferua në Korenë e Jugut ku firmosi me klubin e Gwangju FC në K League Classic, liga e dytë më e fortë e futbollit koreano-jugor.[44]
Redaktuar më 1 tetor 2014 [45]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër[nb 1] | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Hai Phong | 2013 | 21 | 7 | – | – | – | – | – | – | 21 | 7 |
KF Tirana | 2013–14 | 12 | 5 | – | – | – | – | – | – | 12 | 5 |
KS Flamurtari | 2014–15 | 12 | 2 | 0 | 0 | – | – | 1 | 0 | 13 | 2 |
Gwangju FC | 2015 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 0 | 0 |
Total | Liga | 45 | 14 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 46 | 14 |
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)