Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Gugash Magani | ||
Datëlindja | 14 mars 1965 | ||
Vendlindja | Peqin, Shqipëria | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | KF Tirana (trajner) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
-1992 | Shkumbini Peqin | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1984–1992 | Shkumbini | ? | (?) |
1992–1994 | Besa | ? | (?) |
1994–1998 | Shkumbini | 60+ | (8+) |
1998–1999 | Partizani | ? | (?) |
1999–2006 | Shkumbini | 121+ | (2+) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2008–2009 | Shkumbini | ||
2009–2011 | Flamurtari | ||
2011–2012 | Besa | ||
2012 | Shkumbini | ||
2013 | Teuta | ||
2013–2014 | Tirana | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Gugash Magani (lindur më 14 mars 1965) ishte nje futbollist shqiptar i cili ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës së tij 22 vjeçare duke luajtur me Shkumbini Peqin, ku gjithashtu ka luajtur edhe me Besën dhe me Partizanin. Ai aktualisht është trajner i Besës në Kategorinë e Parë.[1][2][3] Djemtë e tij Artur Magani dhe Endrien Magani janë futbollista profesionist. Arturi luan aktualisht me Shkumbinin kurse Endrieni është aktualisht pa skuadër.
Më 1 dhjetor 2013, pas shkarkimit të hershëm të Sokol Bulkut, Magani u emërua si trajner i ri i KF Tiranës.[4] Ai firmosi një kontratë gjashtë mujore me klubin deri në fund të sezonit.[5] Trajneri erdhi te klubi pas rezultateve të dobta të skuadrës që deri në dhjetor ishte në vendin e fundit me vetëm 10 pikë pas 13 ndeshjeve, 7 më shumë se vendi i tetë që mbahej nga Flamurtari. Megjithatë, pavarësisht vështirësive që hasën, Tirana arriti rekord në vitin 2014 duke fituar 35 pikë në 15 ndeshje. Nga këto 15 ndeshje, Tirana fitoi plot 10 ndeshje, barazoi 4 dhe humbi vetëm 1.[6] Tirana siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore pas barazimit 2–2 kundër Flamurtarit më 4 maj 2013.[7]
Skuadra | Nga | Te | Rekordi | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Nd | F | B | H | % Fitoreve | Ref. | |||
Besa Kavajë | korrik 2011 | qershor 2012 | 39 | 21 | 4 | 14 | 53,85 | [8] |
Shkumbini Peqin | korrik 2012 | nëntor 2012 | 14 | 3 | 4 | 7 | 21,43 | [9] |
Teuta Durrës | January 2013 | November 2013 | 31 | 15 | 8 | 8 | 48,39 | [10] |
KF Tirana | 1 dhjetor 2013 | Vazhdon | 44 | 25 | 14 | 5 | 56,82 | [11] |