Kastriot Islami | |
---|---|
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 1991–1992 | |
Paraprirë nga | Petro Dode |
Pasuar nga | Pjetër Arbnori |
Zëvendës Kryeministër dhe ministër i koordinimit qeveritar | |
Në detyrë 1998–1998 | |
Ministër i Arsimit | |
Në detyrë 1991–1991 | |
Paraprirë nga | Skënder Gjinushi |
Pasuar nga | Maqo Lakrori |
Ministër i Shtetit | |
Në detyrë 1997–1998 | |
Ministër i Financave | |
Në detyrë 25 shkurt 2002 – 29 dhjetor 2003 | |
Paraprirë nga | Anastas Angjeli |
Pasuar nga | Arben Malaj |
Ministër i Punëve të Jashtëme | |
Në detyrë 29 dhjetor 2003 – 10 shtator 2005 | |
Paraprirë nga | Ilir Meta |
Pasuar nga | Besnik Mustafaj |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 18 gusht 1952 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | shqiptar |
Partia politike | PD |
Punësimi | politikan, fizikan |
Kastriot Islami (lindur në Tiranë më 18 gusht 1952) është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë Speciale. Doktoratë në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare, Universiteti i Parisit XI, 1981-1985. Studime post-doktorate, Universiteti i Giessenit, Gjermani.
Doktor i Shkencave, Profesor.
Profesioni: Fizikan
Punonjës kërkimor-shkencor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës; Zëvendësdekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës; Zëvendëskryetar i Këshillit Shkencor; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ballkanik të Fizikës; anëtar i Editorial Board of Journal "Fisica Balkanica".
Kastriot Islami ishte një nga veprimtarët e parë të transformimit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Partinë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1991 edhe pse nuk ishte anëtar i saj. Ai u bë anëtar i Partisë Socialiste në vitin 1996.
Mbas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, Islami ishte kritik i mënyrës së drejtimit të partisë. Ai ishte kundër metodave radikale të drejtimit të partisë, siç ishte bojkotimi për një kohë të gjatë i Parlamentit, grevës së urisë, protestave të dhunëshme etj., si dhe kundër fuqizimit të autoritetit të kryetarit të partisë.
Në dhjetor të vitit 2011 Edi Rama i propozoi kryesisë së Partisë Socialiste përjashtimin e Kastriot Islamit nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste me arësyen se nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku do të votohej për kryetarin e Kontrollit të Shtetit. Ky propozim u kritikua nga deputetët Ben Blushi e Arben Malaj. Blushi kërkoi që të paktën, deputeti Islami të dëgjohet për arsyet që e detyruan të mungonte në seancë, duke e cilësuar të nxituar pozicionimin e kreut socialist Rama. Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të vendoset në kryesi dhe nga kryetari përjashtimi i deputetit, por kjo duhet kaluar në grupin parlamentar. Malaj e konsideroi metodën e përjashtimit të dëmshme për Partinë Socialiste.[1]
1996-2013: anëtar i PS-së; 1996-1999: anëtar i Kryesisë së PS-së; 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së; 1996-1997: Kryetar i Departamentit të Medias dhe Informacionit në PS; 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; 1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës; 1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese; 2001-2002: Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme; 1991: Ministër i Arsimit; 1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër; 2002-2004: Ministër i Financave; 2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme; 1999: Koordinator për Krizën e Kosovës.