Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Kujtim Majaci | ||
Datëlindja | 20 Mars 1962 | ||
Vendlindja | Fier, Shqipëri | ||
Data e vdekjes | 14 korrik 2009 | ||
Vendvdekja | Fier, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.76 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1976–1980 | Apolonia Fier | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1980–1992 | Apolonia Fier | 300 | (174) |
Karriera ndërkombëtare | |||
Shqipëria U–21 | |||
1989–1990 | Shqipëria | 3 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Kujtim Majaci (lindi në Fier më 20 Mars 1962 dhe vdiq më 14 korrik 2009 po në Fier) ka qënë një futbolist shqipëtar por me origjinë kosovare [1].
Ai ka luajtur në gjithë karrierën me Apolonia Fier duke zhvilluar 300 ndeshje në ligë dhe duke shënuar 174 gola.[2][3][4].Deri më sot, Majaci vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit fierak.
Ai ka qënë lojtar i kombëtares shqiptare duke luajtur tre ndeshje [1]. Ai bëri debutimin e tij më 18 janar 1989 në barazimin 1–1 kundër Greqisë [5]. Më 8 Mars 1989, Majaci luajti në 15 minutat e fundit duke zëvëndësuar Letter Millon në humbjen 2–0 në stadiumin Qemal Stafa kundër Anglisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupë së Botës 1990 [6]. Ai luajti ndeshjen e tretë dhe të fundit me kombëtaren më 17 nëntor 1990 në një ndeshje kualifikuese të Euro 1990 kundër Francës, e cila u mbyll me humbjen 1–0 në stadiumin Qemal Stafa falë Golit të sulmuesit Basile Boli [7].
Majaci pësoi një arrest kardiak, ndërsa gjendej me familjarët në plazhin e Semanit.Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të jetojë.[3][8]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)