Politika e jashtme e Shqipërisë që nga pavarsia e saj ka mbajtur një politikë të plotësueshmërisë duke u përpjekur që të ketë marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet. Shqipëria është anëtare e më shumë se 48 organizatave ndërkombëtare të ndryshme duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës, NATO, Organizata e Bashkëpunimit Islam,[1] OSBE, FMN, Organizata Botërore e Tregtisë dhe La Francophonie.
Objektivat kryesore të politikës së jashtme shqiptare janë:
Faktorët kryesorë që përcaktojnë politikën e jashtme shqiptare përbëhet nga lokacioni gjeopolitike, popullsia, kriza ekonomike, dhe lidhjet me diasporën shqiptare nëpër të gjithë botën. Shqipëria është koncentruar mbajtjen e mardhënieve të mira me fqinjët e saj të Ballkanit, të pasur qasje në institucionet e sigurisë Evro-Atlantike, dhe sigurimin e lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara.
Më 14 janar 2011, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Italinë për një strategji të jashtme të përbashkët.[3]
Qeveria e Shqipërisë është shumë e shqetësuar me zhillimet e Kosovës fqinje, veçanërisht në periudhën pas Marrveshjes Dayton. Edhe pse Serbia pretendon rajone sikur janë provinca serbe, Shqipëria e njohu shpalljen e pavarsisë së Kosovës më 18 shkurt 2008.
Pas rënies të sistemit komunist në Shqipëri në vitin 1991, marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë bëhen gjithnjë edhe më të tensionuara për shkak të akuzave të përhapura të keqtrajtimit nga ana e autoriteteve shqiptare të minoritetit etnik grek në jug të Shqipërisë dhe për shkak të komuniteteve shqiptare në Greqinë e veriut. Një valë e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Greqi i acarojnë tensionet. Kriza marrëdhëniet Greqi–Shqipëri arriti majën në fund të gushtit 1994, kur një gjykatë shqiptare dënoi pesë anëtarë (një anëtar i gjashtë shtë shtuar më vonë) të partisë politike të etnitetit grek, Omonia, me burgim nën akuzën se e dëmtojnë shtetin shqiptar. Greqia u përgjigj duke ngrirë të gjitha ndihmat e BE-së për Shqipërinë, dhe mbylljen e kufirit me Shqipërinë. Megjithatë, në dhjetor 1994, Greqia filloj të lejojë ndihma të kufizuara të BE-së për Shqipërinë , ndërsa Shqipëria lëshoj dy nga të pandehurit e Omonia dhe i zvogëloj dënimet për katër të tjerët.
Marrëdhëniet e Tiranës me Republikën e Maqedonisë janë miqësore, pavarsisht incidenteve etnike të herëpashershme ku përfshihen shqiptarët e atje. Tirana ka inkurajuar në mënyrë të përsëritur pjesëmarrjen e vazhdueshme të shqiptarëve në qeverinë e atjeshme.
Republika e Shqipërisë është anëtare në këto organizata ndërkombëtare.[4]
|
Shteti | Filluan marrëdhëniet formale | Shënime |
---|---|---|
![]() |
Shih Marrëdhëniet Shqipëri-Algjeri
Algjeria është e përfaqësuar në Shqipëri nëpërmjet amasadës në Athinë, Greqi. | |
![]() |
Shih Marrëdhëniet Shqipëri-Egjipt | |
![]() |
Shih Marrëdhëniet Shqipëri-Libi
Shqipëria ishte ndër shtetet e para që njohu Këshillin Kombëtar të Përkohshëm më 18 korrik 2011.[5][6][7]
|
Shteti | Filluan marrëdhëniet formale | Shënime |
---|---|---|
![]() |
Shih Marrëdhëniet Shqipëri - Brazil | |
![]() |
Shih Marrëdhëniet Shqipëri – Kanada | |
![]() |
Shih Marrëdhëniet Shqipëri - Meksikë
| |
![]() |
1922[9] | Shih Marrëdhëniet Shqipëri - SHBA
Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara
|
Shteti | Filluan marrëdhëniet formale | Shënime |
---|---|---|
![]() |
Shih Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi |
{{cite news}}
: |archiveurl=
dhe |archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Adresë e papërshtatshme (lidhja)
Ky artikull përfshin material të domenit publik nga webfaqet ose dokumentet e Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara.
Ky artikull përfshin material të domenit publik nga webfaqet ose dokumentet e CIA World Factbook.