Opera shqiptare Mrika e kompozitorit te shquar shqiptar Prenk Jakova (1917--1969) me libret te shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq në 1 dhjetor 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte opera në kater akte dhe e vene në skene nga regjisori Andrea Skanjeti. Baze për krijimin e saj ishte vepra "Drite mbi Shqipëri". Kompozitori ynë mendoi mire për personazhet, karakterin e tyre, zhvillimin e situatave te dramës, te gërshetuar e te harmonizuara me muzikën në një mënyre profesionale e te bazuar mbi një eksperience te pasur. Ketë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në te gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me kënge, valle, pjesë korale, arie etj. duke e bere atë një operë kombëtare.
Puna për operan filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet te forte, Prenka fillon te hedhe në partiture notat e muzikës që ai kishte në imagjinatën e vet. Te gjithë punimet mbasi i kalonte në piano, çdo mbasdreke deri natën vone, i konsideronte te përfunduara. Te gjitha këto mandej i provonte me këngëtaret kryesore, amatoret Klotilde Shantoja, Florinda Gjergji Petrit Garuci, Ndrek Gjergji. Kompozitori ishte shume i vendosur dhe këmbënguljes për ta çuar punën deri në fund ashtu siç e kishte programuar ai vete. Në maj te vitit 1958 filloi puna për vënien në skene te operas. E gjithë trupa, këngëtaret, kori, valltaret, orkestra simfonike, ishin shume entuziaste dhe kishin një besim te madh në arritjen e qëllimit. Në atë kohe unë isha violinist i orkestrës simfonike dhe mbaj mend mire çdo gjë, që nga punë krijuese e Prenk Jakoves, preokupacioni i tij për orkestracionin e deri në punën që bënte veç e veç me solistet para ambientimit me skenën. Punohesh dite e nate me solistet, korin dhe orkestrën. Kormaestrat e operas së parë shqiptare MRIKA ishin Leonard Deda, Zef Lekaj, Tonin Daija dhe Tonin Zadeja. Rolin e Mrikes e ka sopranoja shkodrane Klotilde Shantoja, këngëtare me eksperience, por që për here te pare në jetën e saj, do te interpretoje në skenën e teatrit një rol te ri. Askush nuk ndihmoi nga Tirana, e megjithatë provat vazhduen me trupën shkodrane. Provat bëheshin here në shtëpinë e kulturës (me vone filarmonia e qytetit) here në teatrin Migjeni, fillon montimi i operas akt për akt dhe përfundimisht me 27 nëntor behet prove e përgjithshme. Prova kaloi me sukses. Me 1 dhjetor 1958 u be shfaqa e operas e cila pati një sukses te madh. Drama muzikore u vue me sukses te plote nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtaret, korin, valltaret dhe orkestrantet. Me kujtohet natën e cfaqes një rast tepër emocionant. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet te dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errte, me një paraqitje elegante e me prezence, për te drejtuar orkestrën e vet pese minuta para se te hapesh sipari, flautisti i pare Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkes një shkop ari si dhurate e orkestrës, me te cilin do te dirigjonte operan atë nate. Ishte me te vërtete një dhurate e veçante për kompozitorin e dirigjentin e tyre me te cilin do te punojshin se bashku edhe shume vite tjera. Ngjarjet e operas Mrika zhvillohen në vitet 50 dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes se saj. Aria e Mrikes, "dielli ka perendue", ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit te dyte "Oh ! C janë këto trazime" është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shume elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtate vendit te ngjarjes, dialektit te folurit, veshjes dhe botëkuptimit.
Kompozitori i madh ka ditur te gërshetoje mire dhe me aftësi nivelin artistik te operas me koloritetin dhe impresivitetin e te kënduarit. Ai përdori te gjithë eksperiencën e tij te pasur në dobi te operas. Siç e thashë me sipër ai e drejtoi vete orkestrën solistet, korin, gjithë trupën. Raste te tilla ka shume, kur kompozitori është njëkohësish edhe drejtues i kompozimeve te veta. Unë do te përmende vetëm një rast te tillë. Felix Weingarner ka qene njëkohësisht edhe kompozitor, edhe dirigjent (1863--1942 ) dhe është autor i një libri në te cilin analizon te gjitha simfonitë e Beethovenit. Ai njëkohësisht si dirigjent ka qene i ftuar në shume shtete te Evropës. Opera Mrika u shfaq me vone edhe në Tirane nga trupa e TOB ku në rolet e saj interpretuan këngëtaret e njohur Marije Kraja, Luk Kacaj, Avni Mula, Ibrahim Tukiqi, Jorgji Velo... dhe me dirigjent Mustafa Krantja. Shfaqa pati sukses te plote. Tonin Zadeja, fagotisti i filarmonisë se Shkodrës, e vlerëson kështu operan Mrika te Prenk Jakoves " : Prenka foli në ketë opera me një gjuhe plot aroma dhe ngjyra shqiptare, ndërsa Albert Paparisto, i cili drejtoi një kohe orkestrën simfonike te Shkodrës, shprehet kështu : Prenk Jakova në operan e tij u tregue njohës dhe mjeshtër i dramaturgjisë muzikore operistike... Për suksesin e arritur Prenk Jakova u dekorue me Urdhrin e Punës te Klasit te Pare dhe me Çmimin e Republikës ndërsa me vone i akordohet titulli Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit. Por është për tu çuditur dhe për te ardhe keq që Shkodra, për te cilën Prenka punoi aq shume dhe i dedikoi te gjithë atë krijimtari muzikore, nuk i akordoi asnjë titull, te paktën Nderi i qytetit te Shkodrës. Në vitin 1966 Prenk Jakova fillon punën kryesore për operan Skënderbeu. Ai për ketë krijim shfrytëzoi veprën e Marin Barletit, Historia e Skënderbeut. Ai ishte i bindur se një krijim i kësaj natyre, një trajtim muzikor i ngjarjes nuk ishte një gjë e lehte. Ndryshonte shume nga opera e pare, sepse kërkonte një mjeshtri tjetër, te larte. Poeti Llazar Siliqi edhe për ketë operë që i gatshëm. Prenka bashkëpunon me Llazarin dhe ky bashkëpunim është i frutshëm. Me te dorëzuar libretin, Prenka fillon kompozimin e muzikës me vendosmëri e me besim te plote. Mbrenda një kohe shume te shkurte ai shtroi te gjithë punën në piano dhe menjëherë fillon te merret me pjesën me te vështire, me orkestracionin, veçse duhet te themi se ai ishte mjeshtër i madh i orkestracionit. Fillon aq mire te kombinoje muzikën me ngjarjet duke paraqite çdo efekt muzikor te secilit instrument dhe grup instrumentash në harmoni me rrjedhjen e ngjarjeve në skene, me rolet e këngëtarëve, sopranos tenorit, baritonit, basit, korit etj. Kur orkestracioni kish filluar dhe po behej simbas grafikut që e kish përcaktuar kompozitori, që veprën ta dorëzonte mbrenda afatit, për çudi, e gjithë vepra iu nënshtrue një kontrolli krejtësisht te panevojshëm. Prenk Jakova mbajti një qëndrim kritik duke iu kundërvene te gjithë atyre që donin te bënin ndryshime ose shkurtime. Si ishte e mundur te ndodhte një gjë e tillë ? Pse ? Nuk ka te drejte askush te vere dore në një kompozim, te beje ndryshime apo shkurtime te pjesëve muzikore që i ka kompozuar kompozitori. Kush ishin ata njerëz, pse e bënin ketë punë te poshtër. Opera Skënderbeu si kryevepër e kompozitorit Prenk Jakova nuk që as një diskutim dhe as ndonjë raport mbledhje partije apo kongresi që munde te kishte nevoje për ndonjë shkurtim apo qortim. Ajo ishte një vepër muzikore, një vepër madhështore. Muzika dhe orkestracioni janë te lidhura shume ngushtë me njëna tjetrën. Çdo kompozitor e shkruen muzikën në kuadrin e orkestracionit për çdo instrument sipas tonit, timbrit dhe koloritetit. Është kompozitori ai që përcakton rolin e instrumentit në orkestër. Instrumenti muzikor përdoret simbas veçorive dramatike te tonit te tij, dhe ketë Prenk Jakova e ka ditur shume mire, bile me mire se çdo kompozitor tjetër sepse ai ishte edhe muzikant. Ai e njihte shume mire jo vetëm klarinetën, por edhe obone, flautin, fagotin, instrumentat e tunxhit. Prenka, në operan Skënderbeu, i jep një rol te veçante jo vetëm frymoreve te drurit por edhe instrumentave tjerë. Pra. Prenka ishte një artist i vërtete sepse e shihte në praktike ekzekutimin e muzikës se orkestruar simbas orkestracionit te bere, ashtu siç e ka pasur në imagjinatën e vet, për tonin, melodinë dhe ritmin. Atëherë si është e mundur që një vepre muzikore ti ndryshohet orkestracioni apo ti bëhen ndryshime kur çdo note, mase e kompozimit ka dale nga imagjinata e kompozitorit ! Por ata që donin ta bënin ketë punë ishin instruktore partie me disa specialiste xhahilë, injorante. Një orvajtje e tillë ishte një çmenduri që ndodhte vetëm në Shqipërinë e diktaturës komuniste, dhe munde te them me plot kompetence që një gjë si kjo nuk ka ndodhe as edhe në ndonjë vend ish komunist te lindjes. Bile asnjë rast i tillë nuk është vene re në bote qysh nga krijimi i operas se pare te Claudio Monteverdit, 400 vjet me pare. Munde te ndodhe që kompozitori vdes dhe le pa përfunduar muzikën e një akti apo muzikën e ndonjë kohe te koncertit apo simfonisë si në rastin e simfonisë se 8 te te pa mbaruar te Franz Schubert. Në ketë rast e merr përsipër ta përfundoje aktin ose kohen një kompozitor ose grup kompozitoresh. Kështu ndodhi në operan e Puccinit, TURANDOT, në te cilën kompozitori nuk arriti te përfundoje aktin e trete. Në vitin1926 kur po shfaqej për herë te pare opera në La Scala te Milanos, dirigjenti i shquar italian Arturo Toscanini, mbasi mbaroi se drejtuari masat e fundit te shkruara prej Puccinit, iu drejtua publikut (audiencës) duke thëne : "Lapsa e Maestros deri këtu shkroi". Me vone, një tjetër kompozitor Franco Alfano, i bazuar në disa nota që kish lene Puccini, e përfundoi aktin e trete, dhe sot e kësaj dite opera shfaqet e tillë. Ajo punë e fëlliqur e atyre specialisteve te muzikës bashkë me instruktoret e partisë dëmtuan rende Prenk Jakoven, e lodhen se tepërmi atë. Me në fund ndihmuan në përgatitjen e operas që te dorëzohej mbrenda afatit te kërkuar dirigjenti i njohur Mustafa Krantja, kompozitoret Tish Daija.
Referime:
Liza Gajtani (Luka), një nga interpretueset e Operës së Parë Shqiptare, “Mrika”