TANA Arkivi i filmit | |
---|---|
Origjinali | Tana |
Vendi i prodhimit | Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1958 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 82:24, (mono) |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Kristaq Dhamo |
Skenari | Fatmir Gjata |
Autori | Fatmir Gjata |
Muzika e filmit | Çesk Zadeja |
Kameramani | Mandi Koçi |
Drejtori artistik | Namik Prizreni |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Tinka Kurti Naim Frashëri Kadri Roshi Pjetër Gjoka | |
Aktorët tjerë | |
Marie Logoreci Violeta Manushi Mihal Stefa Lazër Filipi |
Tana (1958), njihet si filmi i parë artistik shqiptar, i cili u prodhua nga Shqipëria Film (më pas Kinostudioja “Shqipëria e Re”). Premiera është dhënë më 17 gusht 1958.
Subjekti i filmit, me temë nga jeta shoqërore e fshatit dhe shkruar skenar nga Fatmir Gjata, mbështetet në novelën e tij me të njëjtin titull. Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.