Tomislav Bušić

Tomislav Bušić
Të dhënat vetjake
Emri i plotëTomislav Bušić
Datëlindja (1986-02-02) 2 shkurt 1986 (38 vjeç)
VendlindjaSplit, RSF Jugosllavia
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
2000–2001Mladost Proložac
2001–2004Hajduk Split
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2009Hajduk Split85(30)
2007–2008Dynamo Kyiv (huazim)0(0)
2009–2010Maccabi Petah20(1)
2010–2012Slaven Belupo50(7)
2012–2013Simurq10(1)
2013–2014Vllaznia Shkodër29(13)
2014–KF Tirana22(2)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003Kroacia U1718(11)
2004–2005Kroacia U195(4)
2006–2007Kroacia U203(3)
2005–2008Kroacia U2129(13)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 Shkurt 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 gusht 2014

Tomislav Bušić (Shqip: Tomislav Bushiç; lindur më 2 Shkurt 1986Split) është një futbollist kroat i cili aktualisht luan me klubin shqiptar KF TiranaKategorinë Superiore. Ai gjithashtu ka përfaqsuar Kroacinë në disa nivele moshash, por asnjëherë nuk ka bërë debutimin me kombëtaren e të rriturve.

Ai e nisi karrierën e tij si profesionist me Hajduk Split ku fitoi Ligën Kroate në vitin 2005.[1] Në verën e vitit 2007, ai u huazua te klubi ukrainas Dynamo Kyiv ku qëndroi për gjashtë vite pa mundur dot të luajë asnjë ndeshje. Në qershor 2009, ai u lërua nga Hajduk Split pasi luajti te klubi për pesë vite dhe më 5 korrik firmosi një kontratë tre vjeçare Maccabi Petah Tikva, që luante në Izrael te Premier Liga Izraelite. Pas një sezoni atje, ai u rikthye në Kroaci duke firmosur me Slaven Belupo.

Pasi la Simurq, Bušić firmosi me klubin e Druga HNL Solin, përpara se të largohej nga aty për të firmosur me klubin e Kategorisë Superiore, Vllaznia Shkodër.

Dy ditë para mbarimit të merkatos, Bušić firmosi me Vllazninë.[2] Bušić bëri debutimin e tij me klubin më 14 shtator 2013 në ndeshjen e fituar 1–3 kundër Kukësit,[3] por kjo ndeshje u dha në tavolinë 3–0. Ai shënoi golin e parë me klubin katër ditë më vonë në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Tiranës.[4] Pas këtyre golave, Bušić vazhdoi formën e mirë duke shënuar dy gola të tjerë në fitoren 3–0 kundër Laçit më 28 shtator.[5] Bušić arriti në kuotën e gjashtë golave pas dygolëshit të shënuar në humbjen 3–2 kundër Teutës.[6] Bušić u konfirmua si golashënuesi i skuadrës pas golit në minutën e 90 në fitoren 2–1 kundër Kastriotit më 20 tetor.[7] Pas kësaj, ai do të humbiste formën e tij të shëniminit sepse në dhjetë ndeshjet e fundit për vitin 2013 (përfshirë edhe në kupë) do të shënonte vetëm tre gola (një në barazimin 1–1 kundër Bylis,[8] dhe dy në fitoren 2–0 kundër Lushnjes).[9]

Bušić bëri paraqitjen e parë për vitin 2014 më 2 Shkurt në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Skënderbeut dhe shënoi golin e parë më 15 Shkurt në humbjen 3–2 kundër Kastriotit.[10] Më pas, nga data 6 prill e deri në 26, Bušić do të shënonte nga një gol në fitoret 2–0 e 4–2 kundër Lushnjes dhe Kastriotit dhe në humbjen 2–1 kundër Tiranës.[11][12][13] Ai e mbylli sezonin me 13 gola në 29 paraqitje duke u shpallur sëbashku me Fatjon Sefën si golashënuesit e katërt më të mirë në kampionat.[14] Vllaznia e mbylli sezonin në vendin e tetë duke e siguruar mbijetesën me gjashtë pikë avantazh nga rënja një kategori më poshtë. Në kupë, Vllaznia arriti deri në çerek–finale ku u eleminua nga Flamurtari me rezultatin e përgjithshëm 2–1. Në këtë kompeticion, Bušić luajti katër ndeshje duke mos arritur të shënojë gol.

Pas largimit të brazilianit Gilberto nga klubi për çështje ekonomike, Tirana u hodh në sulm për të firmosur me kroatin Bušić duke firmosur me të më 10 korrik 2014 si zëvëndësuesin e brazilit.[15][16] Bušić u ble për 60 mijë dhe firmosi një kontratë për një sezon me të drejtë rinovimi.[17] Bušić në prezantimin e tij tha se nuk erdhi te Tirana për para, por për historinë e klubit dhe për të fituar trofe.[18]

Sulmuesi kroat bëri një fazë përgatitore mjaft të mirë, duke shënuar katër gola në gjashtë paraqitje. Në debutimin e tij jo-zyrtar më 26 korrik 2014, Bušić shënoi në humbjen 3–2 në Maqedoni kundër Shkëndijës.[19] Më 24 gusht, ai bëri debutimin e tij zyrtar me Tiranën në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit 2014–15 duke luajtur 55 minuta në fitoren 3–0 kundër ApolonisëQemal Stafa.[20] Bušić ishte protagonist në ndeshjen kundër Vllaznisë më 11 shtator; në minutën e 108 të ndeshjes, ai kontrolloi një top të goditur nga Gentian Muça, gjë që bëri që Ervin Bulku të shënonte golin e barazimin vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.[21] Në ndeshjen e rradhës kundër Elbasanit më 14 shtator, Bušić shënoi golin e parë për Bardheblutë në minutën e dhjetë pas një assisti të Meddie Kagere duke kontribuar në fitoren 2–1.[22] Në ndeshjen e parë në kupë për sezonin 2014–15, Bušić shënoi dy herë dhe dhuroi assistin e golit të tretë me Tiranën që mori një fitore komode 3–0 kundër modestëve të Sopotit.[23][24] Pas ndeshjes, u zbulua se Bušić kishte pësuar një dëmtim në gju, gjë që e mbajti atë tre javë jashtë fushave të lojës.[25] Gjatë kësaj ndeshje, ai kishte ndryshuar numrin duke luajtur me numrin 20, të njëjtin që ka pasur edhe te Vllaznia, të cilën ai e konsidentonte "fatsjellës".[26]

Pas mbarimit të pjesës së parë të sezonit, Bušić numëronte vetëm një gol në 15 paraqitje të zhvilluara në Kategorinë Superiore, gjë që shtuan zërat për një largim të tijin në merkaton dimërore.[27] Gjatë pushimeve dimërore, ai ishte objektiv i ish klubit të tij Vllaznisë, që dështironte rikthimin e tij në Shkodër.[28] Megjithatë, Bušić deklaroi se nuk do të largohej nga Tirana dhe se do të shënonte në pjesën e dytë të sezonit.[29] Vetë trajneri Gugash Magani shprehu besimin te sulmuesi duke deklaruar gjithashtu se nqs klubi nuk do të firmoste me ndonjë sulmues gjatë merkatos atëherë Bušić do të qëndronte në skuadër.[30]

Në miqësoret e muajti janar, Bušić shfaqi një formë shumë të mirë, duke shënuar pesë herë në tre ndeshje, përfshirë një dygolësh kundër Besëlidhjes.[31] Ai luajti ndeshjen e parë kompetitive për vitin 2015 kundër Apolonisë më 24 janar, duke assistuar golin e dytë të ndeshjes të shënuar nga Ndikumana për t'i hapur rrugë fitores së parë për vitin 2015.[32] Pas kësaj ndeshje, Bušić nuk do të ishte më zgjedhja e parë e trajnerit Magani i cili e vendosi në stolin e rezervave duke e aktivizuar në 20-30 minutat e fundit të tre ndeshjeve pasardhëse. Ai shënoi golin e parë për vitin 2015 më 18 shkurt kundër Apolonisë në ndeshjen e dytë të çerek–finaleve të Kupës së Shqipërisë; ai shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe gjithashtu dhuroi pasimin e golit të mesfushorit Afrim Taku i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes. Tirana u kualifikua për në gjysmë–finale me rezultatin e përgjithshëm 5–2.[33]

Më 8 Mars, në ndeshjen kundër rivalëve për titull Kukësit në fushën neutrale "Niko Dovana", Bušić zhvilloi paraqitjen më të mirë me fanellën e Tiranës duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 63 dhe duke shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 72 dhe duke assistuar golin e Muzakës gjashtë minuta më vonë, duke i dhuruar klubit suksesin 2–0.[34] Pas ndeshjes, Magani tregoi për mediat se ai kishte pasur gjithmon besim te sulmuesi kroat, duke e cilsuar atë "profesionist" dhe "zgjedhjen e parë të tij".[35]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bušić ka luajtur me katër nivele moshash të kombëtares kroate, por kurrë nuk ka bërë debutimin me kombëtaren e parë. Me kombëtaren nën-17, ai shënoi 11 gola në 18 ndeshje gjatë viteve 2002 dhe 2003 duke ndihmuar klubin në kualifikueset e Kampionatit Europian U–17 të viteve 2002 dhe 2003. Gjatë viteve 2004 dhe 2005, Bušić u thirr në kombëtarën nën-19 duke luajtur vetëm pesë ndeshje e duke shënuar katër gola. Ai më pas luajti tre ndeshje dhe shënoi tre gola me kombëtaren nën-20 gjatë viteve 2006 dhe 2007.

Bušić pati kulmin e karrierës së tij ndërkombëtare me kombëtaren nën-21, ku ai koleksionoi 29 paraqitje dhe shënoi 13 gola duke qënë ende sot si golashënuesi më i mirë dhe lojtari me më shumë ndeshje. Ai ka qënë lojtari i rregullt dhe një pikë kyçe e skuadrës. Në Grupin 1 të kualifikueseve të Kampionatit Europian nën-21 të Futbollit, Bušić shënoi në fitoren 3–2 kundër Greqisë U21. Ai gjithashtu shënoi më 17 tetor 2007 në fitoren 2–1 kundër Ishujve Faroe U21. Ai shënoi gol në fitoren tjetër 4–3 kundër Greqisë U21 më 17 nëntor 2007 dhe golin e fitores kundër Azerbajxhanit U21 katër ditë më vonë. Ai i mbylli kualifikueset me katër gola me Kroacinë e cila e mbylli kualifikueset në vendin e dytë me 22 pikë duke dështuar të kualifikohej.[36]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

'Burimi: [37]

Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Kroaci Liga Kupa Kroate Europa Total
2010–11 Slaven Koprivnica Prva HNL 15 1 2 0 - 17 1
2011–12 17 5 1 0 - 18 5
2012–13 17 1 4 2 4 2 25 5
Azerbajxhan Liga Kupa Azerbajxhanase Europa Total
2012–13[38] Simurq Premier League 9 1 2 0 - 11 1
Shqipëri Liga Kupa e Shqipërisë Europa Total
2013–14 Vllaznia Shkodër Kategoria Superiore 29 13 4 0 - 33 13
2014–15 KF Tirana Kategoria Superiore 19 1 5 4 - 24 5
Total Kroaci 49 7 7 2 4 2 60 11
Azerbajxhan 9 1 2 0 - 11 1
Shqipëri 48 14 9 4 - 57 18
Karriera në total 106 22 18 6 4 2 128 30
Hajduk Split
  1. ^ "Statistika: Tomislav Bušić". Hrvatska nogometna liga (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2012. Marrë më 15 tetor 2009.
  2. ^ "Vllaznia "godet" në limit: Veç mbrojtësit Rajoviç, firmos edhe sulmuesi kroat, Bushiç". Panorama Sport. 30 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2013. Marrë më 30 gusht 2013.
  3. ^ "Vllaznia ia thyen rekordin Kukësit". Panorama Sport. 14 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2013. Marrë më 14 shtator 2013.
  4. ^ "Gerc nxjerr blof Tiranën, Vllaznia feston. Dede: Ekipi ishte si avion pa pilot në fushë". Panorama Sport. 18 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 18 shtator 2013.
  5. ^ "Vllaznia tripletë me Laçin, e gdhin në krye. Hajdari-Bushiç duan "kokën" e Skënderbeut". Panorama Sport. 28 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2013. Marrë më 28 shtator 2013.
  6. ^ ""Diktat" i Teutës, në Kavajë ndalet Vllaznia. Xhafaj: Fitoj bastin me veten dhe Maganin". Panorama Sport. 6 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2013. Marrë më 6 tetor 2013.
  7. ^ "Bushiç hero, gol "in extremis" për Vllazninë. Canaj: Me krutanët ishte një fitore kthese". Panorama Sport. 20 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2013. Marrë më 20 tetor 2013.
  8. ^ "Frenohet Vllaznia në shtëpi, shkëlqen Bylisi. Kuqeblutë humbin shansin për vendin e dytë". Panorama Sport. 3 nëntor 2013. Marrë më 3 nëntor 2013.[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Dopio Bushiç, "ringjallet" Vllaznia. Dedikimi i kroatit: Golat janë për vajzën dhe djalin tim". Panorama Sport. 15 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2013. Marrë më 15 dhjetor 2013.
  10. ^ ""Ringjallet" Kastrioti, Vllaznia në pikiatë. Canaj: Kupa na lodhi, ndeshja duhej shtyrë". Panorama Sport. 15 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2014. Marrë më 15 shkurt 2014.
  11. ^ "Vllaznia pa frena, si autostradë në Lushnjë. Verdhejeshilët braktisen edhe nga tifozët". Panorama Sport. 6 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2014. Marrë më 6 prill 2014.
  12. ^ "Poker golash, Vllaznia "pushton" Krujën. "Deda": S'kemi shpëtuar, derbi me Tiranën". Panorama Sport. 19 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2014. Marrë më 19 prill 2014.
  13. ^ ""Not" mbijetese, Tirana zhyt Vllazninë". Panorama Sport. 26 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2014. Marrë më 26 prill 2014.
  14. ^ "Soccerway - Superliga - Topscorers" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 prill 2014.
  15. ^ "Driblon Gilberto, s'vjen pa 95 mijë $ rrogë në sezon. Tirana tashmë synon kroatin Bushiç". Panorama Sport. 10 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 10 korrik 2014.
  16. ^ "Zyrtare: Tomislav Bushiç do të jetë futbollisti i ri i Tiranës". Ora Sport. 11 korrik 2014. Marrë më 20 shkurt 2015.[lidhje e vdekur]
  17. ^ "Zyrtare, Tirana firmos me Tomislav Bushiç". Panorama Sport. 11 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 11 korrik 2014.
  18. ^ "Bushic: Te Tirana për trofe, jo për pasuri". Panorama Sport. 14 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2014. Marrë më 14 korrik 2014.
  19. ^ "Tirana thyhet në Tetovë, humbet ndaj Shkëndijës. Bakaj & Bushic debutojn me gol". Panorama Sport. 28 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2014. Marrë më 28 korrik 2014.
  20. ^ ""Fluturon" Tirana, gola dhe spektakël ndaj Apolonisë. Magani: S'duhet të shpërdoronim". Panorama Sport. 25 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014.
  21. ^ "Tirana ndalet pas dy fitoresh. Vetëm "X" në Shkodër, Bulku nderon bardheblutë në limit". Panorama Sport. 12 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2014. Marrë më 12 shtator 2014.
  22. ^ "Fitore me drithërima, Tirana i falet Currit. Magani: E merituam, fitorja na ngjiti të parët". Panorama Sport. 12 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 12 shtator 2014.
  23. ^ "Tirana, zhbllokohet Bushiç në Kupë. Ndeshja ndërpritet, se ambulanca kishte urgjencë". Panorama Sport. 2 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2014. Marrë më 2 tetor 2014.
  24. ^ "Bushiç çlirohet me dopietë, Halili vulos triumfin". Gazeta e Sportit. 2 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2014. Marrë më 20 shkurt 2015.
  25. ^ "Bushiç mbyll fazën e parë , të paktën 3 javë jashtë". Gazeta e Sportit. 7 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2014. Marrë më 27 shkurt 2015.
  26. ^ "Bushiç largon "tersin", merr fanellën me numrin 20". Gazeta e Sportit. 7 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2014. Marrë më 27 shkurt 2015.
  27. ^ "Bushiç drejt largimit nga Tirana". Panorama Sport. 10 janar 2015. Marrë më 20 shkurt 2015.[lidhje e vdekur]
  28. ^ "Bushiç, alternativë për sulmin e Vllaznisë". Panorama Sport. 20 dhjetor 2014. Marrë më 20 shkurt 2015.[lidhje e vdekur]
  29. ^ "Tiranës s'i duhet tjetër sulmues, zhgënjeva por premtoj rikthim të "frikshëm"". Panorama Sport. 20 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2015. Marrë më 20 shkurt 2015.
  30. ^ "Dorëzohet Tirana, do të ketë besim për kroatin Bushiç". Gazeta e Sportit. 14 janar 2015. Marrë më 20 shkurt 2015.[lidhje e vdekur]
  31. ^ "Fiton Tirana, bardheblutë "likuidojnë" lezhjanët për 37 minuta, shkëlqen Muzaka". Panorama Sport. 15 janar 2015. Marrë më 20 shkurt 2015.[lidhje e vdekur]
  32. ^ "Tirana vs. Apolonia Fier 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 shkurt 2015.
  33. ^ Tirana shkëlqen në Fier, tris për gjysmëfinalen, zhbllokohet kroati Bushiç Arkivuar 20 shkurt 2015 tek Wayback Machine Panorama Sport, Marrë më 20 shkurt 2015]
  34. ^ Shkëlqen Tirana, rrëzon Kukësin nga “froni” , likuidojnë veriorët për 6 minuta Arkivuar 11 mars 2015 tek Wayback Machine Panorama Sport, Marrë më 9 Mars 2015]
  35. ^ TIRONA vs Kukësi 2-0 - Përmbledhja e Ndeshjes & Intervista Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine TIRONA-TV.net, Marrë më 9 Mars 2015]
  36. ^ "2009 UEFA European Under-21 Championship qualification Group 1". en.wikipedia (në anglisht). Marrë më 25 gusht 2014.
  37. ^ "Tomislav Bušić" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 25 janar 2015.
  38. ^ "Premier League Stats 2012/13" (PDF). www.pfl.az (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 tetor 2014. Marrë më 21 tetor 2013.
  39. ^ "2006–07 Prva HNL" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 shkurt 2015.
  40. ^ "2007–08 Croatian Cup" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 shkurt 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]