Vaksincë, (maqedonisht: Ваксинце/Vaksince) ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni. Në të kaluarën fshati ka qenë i vendosur në zonën kodrinore të shpatit, kurse tani fshati ka një pozitë rrëz malore dhe fushore që e bë të afërt vetëm me nga 1 kilometër largësi me fshatin Llojan në veri, Tabanoci në linde.
ÇESHMA (XIBIT) ZULBEARIT-sipas personit që e ka ndërtuar burimin.
ÇESHMA XHAMIS
ÇESHMA BUCVE-ka marë emrin sipas mahallës.
LUGI MURRIZAVE - përrua i pasur me murriza ( shkurre e egër me shumë degë e me gjemba, me gjethe e me lule të bardha, që bën kokrra të kuqe, të cilat hahen dhe përdoren në mjekësi.)
LUGI HASHANKAVE - përrua i pasur me shkurre.
LUGI FIZËVE - përrua që është emërtuar sipas llagapit Fiz.
LUGI ZHUGAVT - vend i lugëtdhe i zhveshur.
LUGI SOLLEVE - vend në mal i mbushur me drunj, nuk dihet pse është emërtuar kështu.
LUGI SUTVE - toponim i prejardhur nga antroponimi Suta, Sutis. Matronimet e farës Sutë -ja (Shtupeçin e Madh të Rugovës së Pejës) janë të shpeshta ndër shqiptarët si dhe patronimet Suta (Gjakovë), Sutaj (Kaliçan- Istog) etj.[26]
LUGI HAJRËS - përrua i pasur me shkurre, që ka marrë emrin e personit Hajredin.
LUGI I GROPËS ARUSHES - përrua në mal ku thuhet se është mbytur ariu.
LUGI SANAVE - lugajë ku është mbajtur ushqimi i kafshëve.
LUGI HAZBINAVE - lugajë e pasur me shkurre të quajtur hazbina.
LETHIT E POSHTRA
LETHIT E EPRA - bëhet fjalë për përrenj ku rriten lethitë.
GURT E BARDH - vend në mal ku gurët janë me ngjyrë të bardhë.
GURI MAVIT (KALTËR) - kodër e pasur me gurë të kaltër.
GURI JAHIJES
KODRA STANES - vend në mal ku mbanin bagëtitë.
KODRA KOLISHIT - oronim i krijuar nga antroponimi mesjetar shqiptar Kolë, Kolishi.
KODRA GROPËS - kodër e madhe afër së cilës gjendet një greminë.
KODRA GAT - sipas gjatësisë që ka kodra .
KODRA MADHE - sipas madhësisë që ka kodra.
KODRA ZAPTIVE - vend në kodër, ku në të kaluarën kishin qëndruar xhandarmëria osmane.
KODRA KARADAKES - vend guror, ku kanë qëndruar malësorët.
KODRA RUMULLAKE - sipas formës që kishte oronimi.
KODRA LAKIT - kodër që ka formën e lakesës.
KRONI KOLES - sipas gojëdhënës thuhet se Kola (Kolishi) kishte pasur një djalë që ja kishin marrë peng kaçakët dhe për lirimin e tij kanë kërkuar një çmim lirash (të hollash). Djalin ja vrasin dhe me paratë që duheshte t‘i jepte atyre ai e ndërton këtë burim.
KRONI TABAKIT - burim që ka marrë emrin sipas mahalles.
KRONI TE LESAIT
KRONI NEREMIT
KRONI GJESHKIT
KRONI MUSTAFËS - krua që e kishte hapur Mustafa, gjendet në bjeshkë, që e kanë marrë ujësjellësin një lagjeje e fshatit.
KUPINJAK - mal i pasur me shkurre kupinash (rrushi egër).
NERMET DI REKVE - vend që gjendet mes dy lumenjve.
RRAFSHA - vend i rrafshët në mal, i pasur me kullosa
TE ÇESHMA XHAVITIT - është përrua ku gjendet ky burim.
TE ÇESHMA XHEMAILIT - sipas personit që e kishte hapur burimin
TE DUSHKU - mal i dendur dhe i pasur me drunj të dushkut.
TE RAKITAT - vend në mal i pasur me drunj rakitash (shelgje të buta).
TE KRONI ME GUR - vend në bjeshkë, ku gjendet ky burim që buron prej gurit.
TE BARI LISHAVE - mal, sipas llojit të barit që i shëron lishat (lloj sëmundje që paraqitet në lëkurë të njerëzve).
TE GROPA - kompleks arash që kanë marrë emrin sipas shtrirjes gjeografike.
TE LISI ORLIT - janë ara të emërtuara sipas një lisi të madh ku sokoli kishte folenë.
TE LUGI TËRLLAVE - vend ku gjendeshin vath/at.
TE PRONI LIVADHIT - livadh që ka qenë afër përroit.
TE KOJRIA MAXHUPVE - vend në kodër ku në të kaluarën romët kishin prerë dhe pjekur tulla dhe tjegulla.
SHPATI SHKOZES - mal, që ka marrë këtë emër ngase aty kishte më shumë drunj të shkozës.
UDHA KUMANOVËS - kompleks arash, që gjenden përreth rrugës që shkon në qytetin e Kumanovës.
UDHA LOPVE - kompleks arash, ku atë rrugë së pari e kishin hapur lopët.
LISI DAIPIT-Lis në arën e një fshatari me emrin Daip
VORRI PLAKËS - vend në bjeshkë, ku gjendet varri i një plake, e që nuk dihet fare për atë.
XHIRI - burim i pasur me ujë.
ZHABLAKI - kompleks arash. Nga slla. Zhabla-kënetë bretkocash, vend që më parë ishte moçal, që ndërkohë është tharë dhe është bërë tokë punuese.[1]
Xhamia në këtë fshat u ndërtua në vitin 1571, kurse minarja sipas të dhënave gojore në vitin 1846, e renovuar në vitin 1970. Gjatë Luftës ne vitin 2001 Xhamija është dëmtuar shumë, por me sakrificat e fshatarëve ajo sërisht është rindërtuar dhe në vitin 2009 është hapur sërish.
Emri i këtij topiku mbase lidhet me emrin vetjak Vak/ Vaksi, Vaksin, të cilin në mesjetë e mbanin edhe shqiptarët.
Fshati Vaksincë është i vjetër, i cili ka qenë i lokalizuar në pjesën e sipërme të fshatit, në bregun e kodrës ku ka edhe sot shtëpi.