Amerikanët romë (romanisht: romani-amerikani, anglisht: Romani Americans) janë njerëz amerikanë me prejardhje të plotë apo të pjesshme rome. Llogaritet që janë afro një milionë amerikanë romë në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse popullata dërrmuese rome në SHBA është asimiluar në shoqërinë amerikane, koncentrimet më të mëdhaja janë në Kaliforni Jugore, Veriperëndimin Paqësor, në jugperëndim të SHBA-ve, Teksas, Luiziana, Florida, dhe në Verilindje të SHBA-ve, ashtu si edhe në qytete si Çikago, Klivlend, dhe Shën Luis.[1][2]
Romët janë një grup etnik nomad që kanë jetuar nëpër Amerikat qëkur romët e parë thuhet se erdhën në udhëtimin e tretë të Kristofor Kolombit në vitin 1498.[3][4] Vala më e madhe e imigrantëve romë erdhi nga rajonet e Ballkanit, Transilvanisë, Vllahisë, dhe Moldavisë historike në shekullin e vonshëm XIX pasi u shpërbë skllavëria në Rumani në vitin 1864.[5][6] Imigrimi rom drejt SHBA-ve ka vazhduar me një normë stabile që atëherë, me një rritje të imigrimit në periudhën e Holokaustit Rom në Gjermani Naziste dhe territore tjera të okupuara, dhe pastaj gjatë kolapsit të komunizmit në Evropën Qendore e Lindore.[1]
Madhësia e popullatës rom-amerikane dhe mungesa e një pranie historike e kulturore, siç e kanë romët në Evropë, i bëjnë amerikanët të pavetëdijshëm rreth ekzistencës së romëve si popull.[1] Mungesa e rëndësisë së termit "rom amerikan" brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara parandalon shumë romë prej përdorimit të termit rreth jo-romëve tjerë: duke e identifikuar veten përmes nënshtetësisë e jo përmes trashëgimisë etnike.[7] Perceptimi është që Shteteve të Bashkuara i mungojnë strukturat dhe rrëfimet për romët ta zotërojnë si trashëgimi kulturore, diçka që do ia bënte identitetin më të dukshëm si një grup i përveçëm.[8]
Ndërgjegjësimi ndaj ekzistencës së romëve si popull amerikan është rritur me kalimin e kohës pas Luftës së Ftohtë, por akoma qëndron një mistikë dhe mitologji rreth grupit në pyetje.[4] Një njoftim i bërë në televizionin e Nju Jorkut WABC i quajti romët si "ciganë të vërtetë e të gjallë", duke sugjeruar një pikëpyetje mbi ekzistencën e tyre.[7]
Shumica e amerikanëve romë jetojnë në qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, ku janë mundësitë më të mëdha ekonomike. Amerikanët romë praktikojnë shumë fe të ndryshme, zakonisht me bazë në verzionet e krishterizmit që dallohen në shtetin e tyre të prejardhjes, por popullariteti i besimeve fundamendaliste të krishtera ka qenë në rritje e sipër.[9]
Romët jetojnë në qytete të dendura si Nju Jork Siti, Çikago, Klivlend, Los Anxheles, San Francisko, Boston, Atlanta, Dallas, Hjuston, Siatëll, Las Vegas, Majami,[10] dhe Portlend, ashtu si edhe në zona rurale në Florida, Teksas, Arkansas, etj.[11][12][13]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |