Arben Imami | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 1991–1996 | |
Në detyrë 1997–2005 | |
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2009–2013 | |
Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrdhënieve me Parlamentin | |
Në detyrë 1997–1999 | |
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 8 korrik 2000 – 6 shtator 2001 | |
Paraprirë nga | Ilir Panda |
Pasuar nga | Sokol Nako |
Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit | |
Në detyrë 2001 – shkurt 2002 | |
Ministër i Mbrojtjes | |
Në detyrë shtator 2009 – 13 shtator 2013 | |
Paraprirë nga | Gazmend Oketa |
Pasuar nga | Mimi Kodheli |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 21 janar 1958 Tiranë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PD |
Punësimi | Politikan, Aktor |
Arben Imami (lindur më 21 janar 1958) është politikan, pedagog dhe aktor shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.[1][2]
Arben Imami ishte pedagog në Institutin e Lartë të Arteve kur iu bashkua Lëvizjes Studentore të vitit 1990 kundër diktaturës komuniste. Ai ishte një nga pjesëmarrësit e përfaqësisë së studentëve dhe pedagogëve, që u zgjodhën nga studentët protestues, për të marrë pjesë në takimin me diktatorin e fundit komunist ne Shqipëri, Ramiz Alia. Në këtë takim u kërkua lejimi i pluralizmit poltik në Shqipëri dhe krijimi i një partie politike të studentëve dhe intelektualëve.
Arben Imami ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 1990.
Ai ishte nënkryetar i PD-së, si dhe kryetar i Komisionit Elektoral. Në zgjedhjet e vitit 1991 Imami mori mandatin e deputetit, si dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së. Një vit më vonë ai ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit. Ishte pikërisht Imami që njoftoi publikisht krijimin e Partisë Demokratike.
Në vitin 1992 duke mos u pajtuar për çështje joparimore me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, Imami u largua nga Partia Demokratike dhe së bashku me Neritan Cekën, Preç Zogajn etj. krijuan Partinë Aleanca Demokratike, ku deri në vitin 1997 ishte sekretar i Përgjithshëm dhe nga viti 2000 deri në 2002 kryetar ekzekutiv i kësaj partie.
Në zgjedhjet e vitit 1992, 1996, 1997 dhe 2001 ai u zgjodh deputet në Kuvend.
Në periudhën ‘97-‘98 Imami ishte bashkëkryetar i komisionit parlamentar për hartimin e Kushtetutës (së bashku me Sabri Godon, ndërkohë nga viti 1997 deri në 1999 ishte Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin.
Në periudhën 2000-2001 ai ishte Ministër i Drejtësisë, kurse nga viti 2001 deri në shkurt 2002 ai ishte Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
Në vitin 2005, Imami u ftua nga Berisha të marrë pjesë përsëri në Partinë Demokratike, si ish-themelues i saj dhe u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar në Kuvendin e vitit 2005. Pas rikthimit të Partisë Demokratike në pushtet, Imami u emërua drejtor i kabinetit të kryemnistrit, post të cilin e mbajti gjer në zgjedhjet e pergjithshme te 2009.
Në zgjedhjet e përgjithshme të 2009, Arben Imami u zgjodh deputet i PD në Tiranë dhe më pas u ngarkua me detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.
Arben Imami ka përfunduar në vitin 1981 Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në periudhën 1999-2000 ka kryer studimet për “Fellowship in School of Foreign Service”, në Georgetown University Washington D.C., USA. Fushat e kompetencës së Imamit janë reforma kushtetuese, reforma institucionale, reforma administrative, reforma në drejtësi, reforma e pushtetit lokal; hartimi i programeve e politikave strategjike, organizimi dhe drejtimi i ekipeve për zbatimin e tyre; shkruarje e ligjeve; organizimi i partive dhe organizimi i fushatave elektorale individuale e partiake, hartimi i programeve politike e elektorale.
Ka luajtur edhe ne disa filma shqiptar si:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017
para | Arben Imami | pas | |
Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrdhënieve me Parlamentin | |||
1997 | 1999 | ||
Ministër i Drejtësisë | |||
2000 | 2001 | Spiro Peçi | |
Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit | |||
2001 | shkurt 2002 | ||
Ministër i Mbrojtjes | |||
Gazmend Oketa | 2009 | 2013 | Mimi Kodheli |
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)