Asim Vokshi (Gjakovë, 1909 - Spanjë, 4 tetor 1937) ka qenë ushtarak, pjesë e Grupit Komunist të Tiranës, luftar i brigadave komuniste në Luftën e Spanjës.
Lindi në Gjakovë, Kosovë në një familje me tradita patriotike. Mësimet fillore i nisi në qytetin e lindjes më 1916-18 dhe i mbaroi në Kolgecaj, të mesmen e kreu në Shkodër. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Itali prej nga u kthye më 1932 me gradën nëntoger. Bashkëpunoi me Ali Kelmendin.
Në vitet 30-të zhvilloi veprimtari të gjerë aktive në grupin e themeluar nga Hasan Reçi, mori pjesë në përgatitjen e kryengritjes antizogiste të Fierit më 1935. Në pragun e kryengritjes u arrestua dhe u dënua me burgim. Pas daljes nga burgu, u internua në Peqin. Në bisedat me Demir Godellin, Hasan Reçin e Mustafa Gjinishin u fol për Luftën e Spanjës, ku duhej të venin shokët më të shëndetshëm dhe Asimi doli i pari vullnetar.
Një njeri i afërt i Musa Jukës, Hilmi Juka, protokollist i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërhyri që Asimi të pajisej me pashaportë[1] për të shkuar vullnetar në Luftën e Spanjës. U nis nga Marseja me Teni Konomin, por rrugës anija u bombardua, Teni u vra dhe Asimi doli gjallë në bregdetin spanjoll majin e 1937. Qe pjesë e radhëve të Brigadës Garibaldi, i së cilës qe edhe oficer dhe përgjegjës kompanie. Ra në Fuente del Ebro më 4 tetor 1937.[2]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)