Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Stivi Frashëri | ||
Datëlindja | 29 gusht 1990 (34 vjeç) | ||
Vendlindja | Korçë, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.91 m (6 ft 3 in) | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | KF Tirana | ||
Numri | 1 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2007 | Skënderbeu Korçë | ||
2007–2009 | Aris Thessaloniki | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2010 | Aris Thessaloniki | 0 | (0) |
2010–2014 | Bylis Ballsh | 68 | (0) |
2014– | KF Tirana | 1 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2006–2007 | Shqipëria U–17 | 3 | (0) |
2008–2009 | Shqipëria U–19 | 2 | (0) |
2010–2012 | Shqipëria U–21 | 8 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 gusht 2014 |
Stivi Frashëri (lindur më 29 gusht 1990) është një futbollist shqiptar i cili momentalisht luan me klubin shqiptar KF Tirana në Kategorinë Superiore si portier.
Frashëri është produkt i akademisë së Skënderbeut duke qëndruar atje deri në vitin 2007, ku ai lëvizi në Greqi për të firmosur me Aris Thessaloniki.
Pas tre vitesh te Aris Thessaloniki, Frashëri u rikthye në Shqipëri për të firmosur me Bylisin, e cila sapo ishte ngjitur në Kategorinë Superiore. Ai e vendosi veten që në fillim si portieri titullar duke bërë 22 paraqitje në sezonin e parë.
Në qershor 2014, Tirana po kërkonte zëvëndësuesin e portierit veteran Ilion Lika i cili firmosi me Flamurtarin. Frashëri shikohej si zëvëndësuesi ideal për portierin 34 vjeçarë, pasi ai ishte momentalisht pa skuadër.[1] Në të njëjtin muaj, Kukësi, një tjetër klub nga Kategoria Superiore kishte shprehur interes për Frashëri, por ky i fundit në një deklaratë tha se ishte i bindur për të zgjedhur Tiranën, ku gjithashtu do të firmoste edhe kontratën.[2]
Ai bëri debutimin e tij me skuadrën më 24 gusht 2014, ku ai luajti 90 minuta duke kontribuar në fitoren 3–0 kundër Apolonisë në javën e parë të sezonit 2014–15.[3]
Frashëri bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeçare me kombëtaren U–17 më 15 tetor 2006 në humbjen 4–1 kundër Finlandës U–17, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian U–17.[4] Ai luajti në të tre ndeshjet e Grupit 9, ku përfshihen barazimi 1–1 kundër Izraelit U–17 më 17 tetor 2006[5] dhe humbja 2–0 kundër Polonisë U–17 më 20 tetor 2006.[6]
Frashëri u thirr nga kombëtarja U–19 për të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionati Europian U–19 të Futbollit që filloi që nga data 8 tetor 2008. Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen hapëse kundër Anglisë U–19 që përfundoi me humbjen 3–0.[7] Ai luajti edhe në ndeshjen tjetër kualifikuese dy ditë më vonë në humbjen 5–0 kundër Serbisë U–19.[8] Për ndeshjen e tretë dhe të fundit kundër Irlandës së Veriut U–19, Frashëri ishte në stol për t'i lënë vendin portierit tjetër Elson Demi pasi Shqipëria kishte humbur mundësit matematikisht për t'u kualifikuar.[9]
Frashëri për herë të parë në kombëtarja U–21 nga trajneri Artan Bushati për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Europian U–21 të Futbollit kundër Azerbajxhanit U–21 më 4 shtator 2010,[10] por ishte një zëvëndësim i papërdorur pasi portieri titullar ishte Shpëtim Moçka.[11]
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)