Zef Simoni

Imzot Zef Simoni (Shkodër, 1 dhjetor 1928 - 21 shkurt 2009) ka qenë ndihmës-ipeshkëv i Arqipeshkvisë së Shkodrës. Ka qenë ndër të mbijetuarit e klerit katolik nga përndjekja që u bë diktatura komuniste.[1]

Bir i një familjeje të varfër, me shumë sakrifica iu përkushtua shkollimit dhe thirrjes për t'u bërë prift. U shugurua më 9 shkurt 1961. U arrestua më 1967 në kohën e Revolucionit Kulturor dhe shpallje së Shqipërisë shtet ateist, u burgos në Spaç. Raportoi në një simpozium ndërkombëtar në maj të vitit 2000 mbi shkallën e persekutimit, torturave dhe akteve të dhunës në Shqipëri. Ai e krahasoi kampin e burgut me kampin e përqendrimit në Mauthausen. Ai e dokumentoi periudhën e përndjekjes së klerit katolik nga viti 1944 deri më 1990 në librin Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare (1944-1990), i cili u përkthye edhe në italisht.

Më 1992 u caktua ipeshkëv titullar i ipeshkvisë së Bararus-it dhe ndihmës-ipeshkëv të Arqipeshkvisë së Shkodrës. Emërimi titullar iu dha më 25 prill 1993 nga vetë Papa Gjon Pali II. Qe ndër katër ipeshkvit e parë të periudhës pas-komuniste.[2] Më 20 janar 2004 iu lejua dorëheqja nga Papa Gjon Pali II. Ka qenë anëtar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.

  • Martirizimi i Kishës Katolik Shqiptare (1944-1990), Shkodra 1993.
    • La persecuzione della Chiesa cattolica in Albania dal 1944 al 1990, Shkodra, "Gjergj Fishta", 2000.
  • Dritat në Errësine, Persekutimi i Kishës në Shqipni, Shkodra 1994
  • Portrete Klerikësh Katolikë, Tirana 1998
  1. ^ Simoni, Zef (2000). La persecución de la Iglesia católica en Albania de 1944 a 1990 (në italisht). Ecclesia. Revista de cultura católica XIV. fq. 305–316.
  2. ^ "ALBANIEN FEIERT DAS ZEHNJÄHRIGE JUBILÄUM DES PAPSTBESUCHS" (në gjermanisht). Fidesdienst. 24 prill 2003. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2008. Marrë më 23 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)