Kitab-i Bahrije

Bregdeti Adriatik nga Durrësi në veri të Karaburunit deri në Budva

Kitab-i Bahrije (كتاب بحرية, d.t.th. Libri i Detit) është një udhëzues navigacional i shkruar nga Piri Reisi, një hartograf, korsar dhe admiral osman. Ai përpiloi harta dhe shënime nga karriera e tij në det në atlasin më të hollësishëm portolan që ekziston.[1][2] Kitab-i Bahrije kombinon informacion nga një gamë burimesh të përvojës vetjake të Piri Reisit. Bregdeti i Afrikës Veriore mbëtetet pak në burime të jashtme. Libri është gjithashtu një nga pak burimet primare të informacionit mbi Piri Reisin.

Ka dy versione të librit. Versioni i parë u hartua midis vitit 1511 dhe 1521, duke u paraqitur si një dhuratë për sulltan Sulejmanin Madhështor. Versioni i dytë i zgjeruar u prodhua si një porosi e Vezirit të Madh osman Ibrahim Pashë Pargaliut, i përfunduar në vitin 1526.

Brigjet dhe ishujt e Adriatikut

Të dy versionet fillojnë me një parathënie dhe i kushtohen sulltan Sulejmanit. Pjesa kryesore e të versioneve është një atlas nautik për Mesdheun. Kapituj të veçantë mbulojnë vendndodhje të ndryshme me hartat përkatëse portolanike. Piri Reisi thotë se ai përpiloi një atlas me harta të veçuara pasi imtësitë në secilën hartë janë të kufizuara nga hapsira e disponueshme.[3] Në versionin e parë ka 130 kapituj, ndërsa në të dytin 210. Kapitujt fillojnë me Dardanelet dhe ecin në drejtim kundër-orar përreth Mesdheut. Hartat kanë busulla erërash që tregojnë Veriun në secilën faqe. Shkallë tregohet vetëm në përshkrimet tekstuale, jo me shirita shkalle. Simbolet standarde portolanike tregojnë rreziqe, si pikat për cektinat dhe kryqet për shkëmbinjtë. I shkruar kur lundërtarët osmanë mbështeteshin galiota dhe galera të shtytura me rrema, Kitab-i Bahrije pasqyron nevojat dhe kapacitetet e tyre. Ai jep informacione mbi ujërat bregdetare, limanet e sigurta, rreziqet dhe burimet e ujit të pijshëm.

Versioni i dytë përfshinë gjithashtu një hyrje të gjatë të shkruar në vargje. Ai ofron informacion mbi stuhitë, erërat, navigimin me busullë, navigimin nëpërmjet yjeve, leximin e portolanëve dhe oqeanëve. Ai komenton eksplorimet e fundit portugeze dhe spanjolle, duke përfshirë udhëtimet e Kristofor KolombitAmerikë dhe zbulimin e rrugës detare të Indisë nga Vasco da Gama. Përshkrimi i Amerikës përfshin edhe thashetheme fantastike. Libri paraqet përshkrimin e parë të imtësishëm osman të Oqeanit Indian, me vëmendje të veçantë kushtuar Hormuzit.

Ishujt e Korfuzit dhe Paksosit pranë bregdetit shqiptar

Libri arriti famën vetëm pas vdekjes së autorit të tij. Dorëshkrimet e njohura të mbijetuara janë të gjitha kopje të krijuara pas vitit 1550. Të paktën disa pjesë të librit janë përkthyer në anglisht, turqishten moderne, greqisht, frëngjisht, [[gjuha gjermane|gjermanisht dhe italisht.

Që nga mosh e hershme, Piri Reisi lundroi me xhaxhain e tij Qemal Reis, në fillim pas korsar në Mesdheun Perëndimor, ndërsa më vonë në Marina Osmane.[4][5] Pasi xhaxhai i tij vdiq në vitin 1511, Piri Reisi u rikthye në vendlindjen e tij, Gallipoli. Ai krijoi hartën e tij të parë botërore dhe ka të ngjarë që të ketë nisur përpilimin e shënimeve dhe hartave që do të përbënin thelbin e Kitab-i Bahrije. Piri Reisi iu bashkua Marinës Osmane për Luftën Osmano–Mamluke (15161517) dhe në vitin 1517 ia prezantoi hartën botërore Selimit të I.[6][7] Në dekadën pasuese, Piri Reisi përpiloi dy versione të Kitab-i Bahrije dhe një hartë të dytë botërore.[8]

Bregu i Jonit me Lefkadhën deri në Paksos, pranë bregdetit shqiptar

Kur Sulejmani Madhështor nisi mbretërimin e tij në vitin 1520, artizanët osmanë i ofruan ekzemplarë të punimeve të tyre si dhuratë.[3] Nuk da dëshmi se versioni i parë mori një përgjigje pozitive apo entuziaste nga sulltani. Parathënia e Kitab-i Bahrije' shkruan: "Arsyeja për përpilimin e këtij libri është se disa kryeartizanë tashmë kanë sjellë oferta nga zejet e tyre të ndryshme në pragun fatmirë dhe të portën e lumtur të Madhërisë së Tij Perandorit Mbrojtës të Botës, në mënyrë që arrijnë një status të lartë në shoqëri dhe të njihen dhe bëjnë emër nëpërmjet dashamirësisë së pakrahasueshme të atij sovrani mirëdashës".[9]

Versioni i dytë u projektua pasi Piri Reisi mori Vezirin e Madh osman Ibrahim Pashë Pargaliun në Egjipt.[9][10] Ibrahimi lundroi në bordin e anijes flamurtare, të komanduar nga Piri Reisi, kur po shtypte rrebelimin e Hain Ahmed Pashës në Egjipt.[6] Gjatë udhëtimit, ata u strehuan në Rodos për të pritur një stuhi. Ata diskutuan Kitab-i Bahrijen origjinale dhe harta të tjera në anije.[11] Ibrahimi e porositi Piri Reisin të krijonte një version të zgjeruar të Kitab-i Bahrijes. Ai e kreu dhe ia prezantoi atë sulltanit në vitin 1526.[12]

Kurdoherë që rash në shqetësime në det, gjithmonë konsultova një libër. Udhëzimet e lundrimit që kam shkruar në librin tim tregojnë gjerësisht përsosmërinë e ekspertizës sime. Shkëlqësia e Tij, pashai i madh pa sesi libri im vihej në përdorim gjatë gjithë kohës. Ai kuptoi se aty kishte diçka me vlerë dhe shprehu dëshirën ta shqyrtonte atë. Kur iu çua, ai pa çdo imtësi dhe kuptoi sesi po e planifikoja udhëtimin me të. Kështu ai kapi thelbin e tij…; ai njohu se kishte saktësi, mjeshtëri në artin e navigimit [të përmbajtur në librin tim]… [dhe] tregoi vlerësim për këtë skllav të tij si rrjedhim. … Ai tha, Je një njeri shumë i aftë dhe në karakterin tënda ka shumë përsosmëri. I gjithë konfigurimi i detit është bërë i njohur [për ty]: asnjë pikë e tij nuk është e panjohur për ty. Dëshirojë që ti bësh të gjitha të njohura dhe se ti do të kujtohesh nëpërmjet tij deri në Ditën e Gjykimit. Duhet ta përpunosh mirë këtë libër, të gjithë, në mënyrë që të mund të përdoret gjerësisht… Për më tepër, ky libër është shumë tërheqës, i përshtashëm për tu ruajtur në biblioteka. Përpunoje atë dhe sille pa gabime, në mënyrë që të mund ti prezantohet sovranit të botës.》 — Piri Reisi - The Book of Bahriye.[13][14]

Bregdeti Adriatik nga Budva deri në Dubrovnik

Nuk ka dëshmi se Kitab-i Bahrije qarkulloi jashtë pallatit mbretëror para vitit 1550. Nga viti 1560 deri në vitin 1600, u krijuan dhe përhapën shumë kopje të tij. Të paktën 15 dorëshkrime të mbijetuara i përkasin kësaj periudhe. Numri i përgjithshëm i kopjeve mund të ketë arritur në qindra. Pati një kërkesë të madhe për tekstet gjeografike turke në fundin e shekullit të XVI sesa gjatë kohës që Piri Reisi ishte gjallë.[15]

Formati dhe organizimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ishujt e Zakintosit, Qefalonisë dhe LefkadhësDetin Jon

Kitab-i Bahrije është një atlas portolan që ofronte udhëzimin më të hollësishëm navigacional për kohën e tij të Mesdheut.[8][16] Si hartat portolane, Kitab-i Bahrije përdor trëndafilat e busullave për navigim, në vend të vijave e gjatësive dhe gjerësive gjeografike. Shigjetat në çdo hartë tregojnë Veriun. Nuk ka shirita vizuale të shkallës; largësitë janë shpjeguar në prozë.[2] Hartat përdorin simbole standarde, si pikat për cektinat dhe kryqet për shkëmbinjtë. Krahasuar me mbishkrimet në hartat bashkëkohore, libri është tepër vetjak dhe anekdodik.[17]

Imtësitë në një hartë portolanike ishin të kufizuara nga hapsira e disponueshme në hartë. Piri Reisi thotë se për këtë ai përdor harta të veçuara dhe përshkrime në prozë.[3] Librat kombinojnë informacione nga një gamë burimesh dhe përvoja e tij vetjake. Zonat që pasqyrojnë më shumë përvojat e drejtpërdrejta të Piri Reisit janë brigjet e Afrikës Veriore.[18] Tunizia ka të ngjarë që të jetë skicuar nga vrojtimet e tij vetjake. Xherba, në veçanti, përfshin imtësi më të mëdha sesa hartat e shumë-vlerësuara të Giacomo Gastaldit të përpiluara në Italinë e shekullit të XVI.[19]

Zhanri i isolarios pati një ndikim të rëndësishëm te Piri Reisi. Isolariot ishin libra me përshkrime dhe harta. Në mënyrë tipike të shkruar për zbavitje, ata kombinojnë udhëzime minimale mbi navigimin dhe përqëndrohen te historia dhe topografia. Një isolario—si Libri i Ishujve të Benedetto Bordone-s i hartuar në Venicie rreth të njëjtës periudhë me Kitab-i Bahrije—ndahej në kapituj me harta të vendeve të përshkruara.[20] Historiani Thomas Day Goodrich ka argumentuar se Kitab-i Bahrije futi teknikën e hartave referuese nga brenda tekstit të librit. Pjesët në prozë të Kitab-i Bahrije referojnë leximin e hartave specifike për hollësi ose kuptim më të mirë të gjeografisë.[2]

Ishujt e Qefalonisë, Itaka dhe Lefkadha

Subjektet e mbuluara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hartat e Kitab-i Bahrijes' nisin me ngushticën e Dardaneleve dhe përparojnë në drejtim kundër-orar përreth Mesdheut.[21] Si atlaset e tjera osmane, Kitab-i Bahrije përqëndrohet më shumë te luftimi dhe sulmimi sesa rrugët tregtare. Piri Reisi lundroi, sulmoi dhe luftoi si një gazi dhe korsar, kështu që ai ka shkruar edhe nga këndvështrimi vetjak.[22]

Zona mes Korfuzit dhe ishujve Paksos

Kitab-i Bahrije është një udhërrëfyes praktik navigacional, te i cili Flota Osmane e shekullit të XVI u mbështet kryesisht për galerat dhe galiotet. Këto anije mund të shtyhen si nëpërmjet velave ashtu dhe me rrema.[23] Ai pasqyron aftësitë e tyre dhe është shkruar për një kapiten që kryen një seri udhëtimesh të shkurtra bregdetare. Gjatësia e galerave kombinohet me bordin e tyre të lirë të ulët i bënte ato të shpejta, por të prekshme nga stuhitë dhe erërat e forta. Kitab-i Bahrije jep informacione të imtësishme mbi ujërat bregdetare, limanet dhe rreziqet detare. Anija e paraqitur më së shumti është galera, por shpesh përmend edhe sandallët, një tip varke e vogël me rrema. Një sandall mund të bartet ose të tërhiqet nga një galerë dhe të vozitet drejtë bregut ose furnizimit me ujë të pijshëm.[20] Galerat kanë nevojë për ndalesa të shpeshta për furnizime, për të cilat Kitab-i Bahrije shënon se ku mund të gjendet ujë i pishëm.[24] Për shembull, në pjesën që mbulon Ishujt Galite, ai shënon rreziqet e shkaktuara nga erërat jugore, disponueshmërinë e dhive të egra dhe cilësinë e ujit të pijshëm që Piri Reisi e krahason në shije me ujin e trëndafilit.[25][26]

Luftimi naval osman gjatë periudhës, shpesh ishte amfib, duke përfshirë transportin e trupave nëpërmjet tokës nën kontrollin osman. Kitab-i Bahrije jep hollësi rreth fortifikimeve me bazë tokësore, duke përfshirë gjendjen e tyre në atë kohë.[27] Një analizë e dy kopjeve në vitin 2020 gjeti te secila mbi 100 qytete të fortifikuara, të paraqitura, mbi 800 fortesa, rreth 390 kulla, pak më shumë se 100 rrënoja, 148 porte dhe rreth 200 burime uji të pijshëm.[28] Seksioni i hollësishëm mbi Venicien shpjegon se si qyteti—i ndërtuar mbi shtylla themelesh në një lagunë—i mungonte uji i pijshëm dhe duhet ta bartëte atë nga lumenjtë në tokë.[29] Kur shtjellon Ngushticën e Mesinës midis Siçilisë dhe Italisë, Piri Reisi shpjegon se si limani i Mesinës mbrohej në kohët mesjetare nga varg pendësh nënujore që mund të ngriheshin nga Forte del Santissimo Salvatore dhe të tërhiqeshin përgjatë limanit natën ose gjatë kohës së konfliktit:[30][31]

Nëse dikush bërtet gjatë një dite të qetë, nga [Siçilia] ajo do të jetë e dëgjueshme në bregun e Kalabrisë. Ky vend quhet Ngushtica e Mesinës dhe Mesina është një kështjellë e madhe e vendosur mbi një vend të sheshtë të ishullit. Përballë kështjellës ndodhet një liman i këndshëm natyror, që ka një perimetër prej katër miljesh brenda dhe varion në thellësi nga tridhjetë deri në dyzet fathomë. Një vargo zgjatet përgjatë grykës së këtij limani dhe, në të dy skajet e të cilit, ndodhet një kullë.》 — Piri Reis – Kitab-i Bahrije (1526).[32][30]

Hartë e Mesdheut Lindor dhe Detit të Zi

Kitab-i Bahrije është një nga burimet e pakta mbi informacionet jetësore të Piri Reisit.[23] Libri përfshin informacione të dorës së parë nga lundrimet dhe përvojat e hershme të vetë Piri Reisit me xhaxhain e tij në Mesdheun Perëndimor.[33] Ai përmban informacione autobiografike deri në vitin 1526, viti kur versioni përfundimtar u prezantua te sulltani.[11]

Variacionet midis versioneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Evropa Perëndimore dhe Afrika veriore

Piri Reisi prodhoi dy versione të librit, një version fillestar të vitit 1521 me 130 kapituj dhe një version të dytë të vitit 1526 me 210 kapituj.[3] Versioni fillestar është më pak artistik, por më praktik; ai u përdor nga lundërtarë të mëvonshëm. Versioni i dytë përfshin harta më të hollësishme të zbukuruara me miniatura osmane.[34]

Versioni i parë nis me një hyrje standarde osmane duke lavdëruar Allahun dhe Muhametit bashkë me një shpjegim të qëllimit të librit.[35] Versioni i vitit 1526 përfshin një hyrje më të gjatë dhe shtimin e një epilogu, të dy të shkruar në vargje. Parathënia më e gjatë shton hollësi rreth udhëtimeve të fundit portugeze dhe spanjolle pëqark Afrikës dhe drejtë Amerikës, si dhe përshkrimin e parë të hollësishëm osman të Oqeanit Indian. Ai i kushton vëmendje të veçantë Hormuzit, një port strategjikisht i çmuar në hyrje të Gjirit Persik.[22][12] Përshkrimi i Amerikës përfshin thashetheme fantastike; ai i përshkruan indigjenët amerikanë me fytyra të gjera të sheshta dhe gjerësinë e një pëllëmbe të tërë midis syve të tyre. Ai përfshin gjithashtu përvojat vetjake të Piri Reisit në marrjen e sendeve amerikane nga lundërtarët evropianë.[36] Epilogu mbulon se si nisi versioni i dytë nga bisedat me Ibrahim Pashë Pargaliun.[3]

Kopjet ekzistuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Siçilia me portet, ishujt, qytetet, lumenjtë dhe malet të ilustruara; versioni i dytë, Walters manuscript, kopjuar në shek. e XVII.[37]

Të dy versionet kanë shumë kopje të ruajtura, por jo origjinale. Mbi 40 dorëshkrime—të prodhuara nga fundi i viteve 1500 deri në vitet 1700—kanë mbijetuar, vetëm në Stamboll 26 kopje. Numri i hartave varion, ndërsa pak prej tyre nuk kanë fare harta. Tre kopje nuk kanë tekst, por vetëm harta. Numri i hartave në dorëshkrimet e mbijetuara varion, pasi disa përmbajnë harta shtesë të shtuara nga kopistët.[3] Disa kopje të mëvonshme kanë harta të përditësuara dhe paraqesin vende shtesë si Deti i Zi, që nuk përfshihej në tekst.[38][39] Dorëshkrimet e mbijetuara përmbajnë një tërësi prej më shumë se 5,700 harta.[37] Sipas historianit Thomas Day Goodrich, ka më shumë harta dorëshkrimore të skicuara me dorë të veprës së Piri Reisit sesa çdo hartograf tjetër.[2]

Shumica e dorëshkrimeve të mbijetuara janë sende luksi, por pak prej tyre tregojnë shënja përdorimi në det.[40] Një kopje në Universitetin e Kielit ka njolla uji dhe shënime margjinale të shkruara nga detarë anonimë.[2] Kopjet e versionit më praktik të 1521-it identifikojnë kopistët dhe vendin e prodhimit. Kopjet e versionit më artistik të 1526-ës e anashkalojnë identitetin e kopistit.[34] Shumica e kopjeve të versionit të dytë ka të ngjarë që të jenë krijuar nga miniaturistët që punonin në Stamboll gjatë viteve 1500 dhe 1600.[39]

Përkthimet dhe faksimilet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Harta e langunës së Venecias me lumenjtë, kanalet dhe fortifikimet kryesore, versioni i dytë, Biblioteka e Universitetit të Stambollit, Turqi, dorëshkrimi Türkçe 6605.[37]

Të paktën disa pjesë të Kitab-i Bahrije janë përkthyer në gjermanisht, Frëngjisht, anglisht, italisht dhe greqisht.[41] Shqyrtimet studimore të librit fillojnë me përkthimin frëngjisht të Denis Dominique në vitin 1765. Një faksimile e versionit të dytë u publikua në vitin 1935 nga Shoqëria Historike Turke me një hyrje të plotë historike.[40] Ajo u mbështet te dorëshkrimi Ajasofia në Bibliotekën SüleymaniyeStamboll. Eduard Sachau publikoi një studim të seksionit të Sici[lisë në vitin 1910. Orientalisti Paul E. Kahle nisi të përkthente dhe studjonte një kopje të versionit të parë në vitet 1920. Uriel Heyd, në një studim të vitit 1956, gjeti që përgjatë shumë kopjeve "emrat e vendeve, në veçanti, ishin të shtrembëruar nga kopistët". Studime më të fundit nga Dimitris Loupis, Jean-Louis Bacqué-Grammont dhe Svat Soucek janë përqëndruar te standardizimi i emrave të vendeve.[42]

Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë nxori një faksimile me ngjyra në katër vëllime të librit në vitin 1988. Ajo përfshin një riprodhim fotografik të dorëshkrimit, një transliterim nga shkrimi origjinal arab në alfabetin turk dhe përkthime në turqishten moderne dhe anglisht.[43]

Kopjet dorëshkrimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kopjet e Kitab-i Bahrije gjenden në bibliotekat në Stamboll dhe në disa prej bibliotekave kryesore të Evropës, përveç një kopjeje të njohur që mbahet privatisht në ShBA (Walters Art Museum).[44][37]

Kopje të versionit të parë (1521)
Vendi Institucioni Dorëshkrimi Hartat Data Kopisti
Berlin, nga Tybingen Staatsbibliothek zu Berlin, nga Universiteti i Tybingenit Ms. Or. Fol. 4133
1645
Bolonjë Biblioteka e Universitetit të Bolonjës Ms. Marsili 3612 105
Bolonjë Biblioteka e Universitetit të Bolonjës Ms. 3613 125 1569
Dresden Sächsische Landesbibliothek - Staats - und Universitätsbibliothek Dresden Ms. Eb 389 119 1554
Stamboll Muzeu Naval i Stambollit No. 987 88
Mehmed Sejidi
Stamboll Muzeu Naval i Stambollit No. 990 134
Stamboll Biblioteka Köprülü, Fazil Ahmed pashë Qyprilliu Ms. 172 123 1657
Stamboll Millet Yazma Eser Kütüphanesi Coğrafya 1 129
Stamboll Biblioteka Nuruosmaniye Ms. 2990 126 1654 Ahmed ibn Mustafa
Stamboll Biblioteka Nuruosmaniye Ms. 2997 124 1628 Mustafa ibn Muhammad Cündi
Stamboll Biblioteka Süleymaniye Ms. Aya Sofya 2605 133 1721 Muh. b. Kalgan and Muh. Sadık
Stamboll Biblioteka Süleymaniye Âşır Efendi 227 92
Stamboll Biblioteka Süleymaniye Ms. Aya Sofya 3161 125
Stamboll Biblioteka Süleymaniye Hamidiye 945 42 1554–1555 Ahmed ibn 'All ibn Mehmed
Stamboll Biblioteka Süleymaniye Hüsrev Paşa 272 127 1570
Stamboll Biblioteka Süleymaniye Yeni Cami 790 128 1551 Muhyiddin
Stamboll Pallati Topkapi Ms. Baghdad 337 134 1574
Stamboll Biblioteka e Universitetit të Stambollit Türkçe 123/2 119
Kiel Biblioteka e Universitetit të Kielit Ms. Cod. Or. 34 51 1553–1600
Londër British Museum Ms. Oriental 4131 137 1600–1700
Oksford Bodleian Library Ms. D'Orville 543
1587
Paris Bibliothèque Nationale de France Suppl. Turc 220 122 1553–1700
Pragë Národní knihovna České republiky XVIII A 308
Vjenë Österreichische Nationalbibliothek Ms. Cod. H.O. 130
Fillimisht në bibliotekën private të Sir Thomas Phillipps Ms. 3974 123 1718
Kopje të versionit të dytë (1525)
Vendi Institucioni Dorëshkrimi Hartat Data
Baltimore Walters Art Museum W.658 239 1600–1700
Berlin Staatsbibliothek zu Berlin Diez A. Fol. 57 50 1600–1700
Stamboll Atatürk Kitaplığı Belediye, Muallim Cevdet 30 226 1682
Stamboll Muzeu Naval i Stambollit No. 988 239
Stamboll Muzeu Naval i Stambollit No. 989 226
Stamboll Biblioteka Köprülü Ms. 171 117 1555
Stamboll Biblioteka Süleymaniye Ayasofya 2612 216 1574
Stamboll Pallati Topkapi Ms. H. 642 215 1553–1600
Stamboll Pallati Topkapi R. 1633 221 1600–1700
Stamboll Biblioteka e Universitetit të Stambollit Türkçe 6605 228
Kuvajt Dar al Athar al Islamiyyah Ms. LNS. 75 131 1689
Paris Bibliothèque Nationale de France Suppl. Turc 956 219 1553–1600
Kopje variacionesh
Vendi Institucioni Dorëshkrimi Hartat Variacioni
Bolonjë Biblioteka e Universitetit të Bolonjës Ms. Marsili 3609 204 Vetëm hartat, pa tekst.
Stamboll Pallati Topkapi B. 338 189 Vetëm hartat, pa tekst.
Londër Khalili Collection of Islamic Art Ms. 718 119 Vetëm hartat, pa tekst.
Stamboll Biblioteka Süleymaniye Hüsrev Paşa 264 0 Vetëm teksti, pa harta.
Stamboll Observatori Kandilli 340/2; f. 25b-69a 0 Vetëm teksti, pa harta.
  1. ^ Paul Hepworth (2005). "Production and Date of the Walters' "Kitab-i Bahriye"". The Journal of the Walters Art Museum (në anglisht). 63: 73. ISSN 1946-0988. JSTOR 20650882.
  2. ^ a b c d e Thomas D. Goodrich (2004). "The maps of the Kitab-i Bahriye of Piri Reis". Piri Reis Sempozyumu (në anglisht). Istanbul Military Museum. pt. 1. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2015.
  3. ^ a b c d e f Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 272.
  4. ^ Gregory C. McIntosh (2000). The Piri Reis Map of 1513 (në anglisht). University of Georgia Press. fq. 5. ISBN 978-082034359-4.
  5. ^ Maria Pia Pedani (gusht 2015). "Piri Reis in Venetian Documents". Mediterranea. Ricerche Storiche (në italisht). Mediterranea (34): 319–320. ISSN 1828-230X.
  6. ^ a b Giancarlo Casale (28 janar 2001). The Ottoman Age of Exploration (në anglisht). Oxford University Press. fq. 36. doi:10.1093/acprof:oso/9780195377828.003.0003. ISBN 978-0-19-537782-8.
  7. ^ Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 270.
  8. ^ a b Fortunato Lepore; Marco Piccardi; Leonardo Rombai (2013). "Looking at the Kitab-i Bahriye of Piri Reis" (PDF). E-Perimetron (në anglisht). 8 (2): 85.
  9. ^ a b Svat Soucek (qershor 2013). "Piri Reis: His uniqueness among cartographers and hydrographers of the Renaissance" (PDF). CFC (në anglisht) (216): 137.
  10. ^ Andrew C. Hess (1970). "The Evolution of the Ottoman Seaborne Empire in the Age of the Oceanic Discoveries, 1453-1525". The American Historical Review (në anglisht). 75 (7): 1905. doi:10.2307/1848022. ISSN 0002-8762. JSTOR 1848022.
  11. ^ a b Afet İnan (1954). The Oldest Map of America, Drawn by Piri Reis (në anglisht). Përkthyer nga Leman Yolaç. Türk Tarih Kurumu Basimevi. fq. 15. OCLC 2435662.
  12. ^ a b Giancarlo Casale (28 janar 2010). The Ottoman Age of Exploration (në anglisht). Oxford University Press. fq. 37. doi:10.1093/acprof:oso/9780195377828.003.0003. ISBN 978-0-19-537782-8.
  13. ^ Piri Reis (2013). "Preface". përmbledhur nga Bülent Özükan (red.). The Book of Bahriye (në anglisht). Boyut Yayincilik. ISBN 978-975231051-3.
  14. ^ Svat Soucek (2013). "His Uniqueness among cartographers and hydrographers of the Renaissance". Cartes & Géomatique (në anglisht) (216): 138. CiteSeerX 10.1.1.692.1619.
  15. ^ Giancarlo Casale (28 janar 2010). The Ottoman Age of Exploration (në anglisht). Oxford University Press. fq. 186. doi:10.1093/acprof:oso/9780195377828.003.0003. ISBN 978-0-19-537782-8.
  16. ^ Svat Soucek (qershor 2013). "Piri Reis: His uniqueness among cartographers and hydrographers of the Renaissance" (PDF). CFC (në anglisht) (216): 135.
  17. ^ Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 277.
  18. ^ Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 277–278.
  19. ^ Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 279.
  20. ^ a b Svat Soucek (1995). "The Ottomans and Their Rivals, Galleys and Galleons, Portolan Charts and Isolarii". Piri Reis & Turkish Mapmaking After Columbus: The Khalili Portolan Atlas (në anglisht). Nour Foundation. fq. 10–33. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2016.
  21. ^ Afet İnan (1954). The Oldest Map of America, Drawn by Piri Reis (në anglisht). Përkthyer nga Leman Yolaç. Türk Tarih Kurumu Basimevi. fq. 21–22. OCLC 2435662.
  22. ^ a b Svat Soucek (qershor 2013). "Piri Reis: His uniqueness among cartographers and hydrographers of the Renaissance" (PDF). CFC (në anglisht) (216): 139.
  23. ^ a b Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 266.
  24. ^ Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 273-74.
  25. ^ "Piri Reis: A Genius 16th-Century Ottoman Cartographer and Navigator". Muslim Heritage (në anglisht). FSTC Research Team. 13 shkurt 2010. section 6. Marrë më 12 gusht 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Është përdorur gabimisht parametri i të tjerëve (lidhja)
  26. ^ Svat Soucek (1973). "Tunisia in the Kitab-i Bahriye of Piri Reis". Archivum Ottomanicum (në anglisht). Mouton. 5: 177.
  27. ^ Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 274–275.
  28. ^ Yasemin Nemlioğlu Koca (korrik 2020). "Coğrafyayı okumak: Kitab-ı Bahriye nüshaları üzerine sistematik bir değerlendirme". International Journal of Geography and Geography Education (në turqisht). Marmara Üniversitesi (42): 504–526. doi:10.32003/igge.734091. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2021. Marrë më 14 janar 2021.
  29. ^ Maria Pia Pedani (gusht 2015). "Piri Reis in Venetian Documents". Mediterranea. Ricerche Storiche (në italisht). Mediterranea (34): 321. ISSN 1828-230X.
  30. ^ a b Ibrahim Yilmaz (gusht 2010). "The Kitab-ı Bahriye (Book of Navigation) of Piri Reis". The Cartographic Journal (në anglisht). 47 (3): 282. doi:10.1179/000870410X12708074472152.
  31. ^ Carmelina Gugliuzzo (21 mars 2017). "The opening of the harbour, the closing of the walls: urban history of two Mediterranean port cities". Humanities (në anglisht). 1: 105. doi:10.6092/2240-7715/2012.2.100-115.
  32. ^ Piri Reis (2013). Bülent Özükan (red.). The Book of Bahriye (në anglisht). Boyut Yayincilik. ISBN 978-975231051-3.
  33. ^ Afet İnan (1954). The Oldest Map of America, Drawn by Piri Reis (në anglisht). Përkthyer nga Leman Yolaç. Türk Tarih Kurumu Basimevi. fq. 17. OCLC 2435662.
  34. ^ a b Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 275.
  35. ^ Svat Soucek (qershor 2013). "Piri Reis: His uniqueness among cartographers and hydrographers of the Renaissance" (PDF). CFC (në anglisht) (216): 136.
  36. ^ Afet İnan (1954). The Oldest Map of America, Drawn by Piri Reis (në anglisht). Përkthyer nga Leman Yolaç. Türk Tarih Kurumu Basimevi. fq. 21. OCLC 2435662.
  37. ^ a b c d Thomas D. Goodrich (2004). The maps of the Kitab-i Bahriye of Piri Reis (në anglisht). Istanbul Military Museum. Appendix 1. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2015. {{cite book}}: Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  38. ^ Fortunato Lepore; Marco Piccardi; Leonardo Rombai (2013). "Looking at the Kitab-i Bahriye of Piri Reis" (PDF). E-Perimetron (në anglisht). 8 (2): 92–93.
  39. ^ a b Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 276.
  40. ^ a b Svat Soucek (qershor 2013). "Piri Reis: His uniqueness among cartographers and hydrographers of the Renaissance" (PDF). CFC (në anglisht) (216): 135–144.
  41. ^ Fortunato Lepore; Marco Piccardi; Leonardo Rombai (2013). "Looking at the Kitab-i Bahriye of Piri Reis" (PDF). E-Perimetron (në anglisht). 8 (2): 85–94.
  42. ^ Thomas D. Goodrich (2004). "The maps of the Kitab-i Bahriye of Piri Reis". Piri Reis Sempozyumu (në anglisht). Istanbul Military Museum. pt. 2. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2015.
  43. ^ Thomas D. Goodrich (2004). "The maps of the Kitab-i Bahriye of Piri Reis". Piri Reis Sempozyumu (në anglisht). Istanbul Military Museum. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2015.
  44. ^ Svat Soucek (1973). "A propos du livre d'instructions nautiques de Piri Reis". Revue d'études islamiques (në frëngjisht). 41 (2): 241–55.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]