Josif Bageri (1870, Nistrovë, Reka e Epërme - 1915, Prishtinë, Kosovë) ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), mësues, gazetar e publicist, si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare.[1]
Josif Bageri u lind më 15 gusht të vitit 1870 në Nistrovë të Rekës së Madhe, (asokohe Malësia e Dibrës se Madhe kurse tani i takon komunës së Mavrovës dhe Radushës) në kohën kur lëvizjet e mëdha çlirimtare kishin marrë hovin e zhvillimit, kur popullit i nevojiteshin intelektualë dhe atdhetarë të tillë.
Vitet e rinisë se hershme i kaloi në vendlindje, i angazhuar si bari i varfër. Për shkak te rrethanave të prapambetura ekonomike, sociale e arsimore, Josifi nuk pati mundësi që të vijojë ndonjë shkollë, edhe pse, qysh në fëmijëri shfaqte interesim, dashuri e dhunti për arsimim.
Në vitin 1887, në moshën 17 vjeçare, për shkak të varfërisë së rëndë, emigroi në Sofje të Bullgarisë. Krahas punës se rëndë fizike, u angazhua edhe në lëvizjen kombëtare çlirimtare kundër pushtuesit.
Frymëzimet e para për të zënë dituri krijuese i kishte nga Dhimitër Mole i Korçës. Dhimitrin e takonte në dyqanin e tij në Sofje. Ai dyqan, njëherësh shërbente edhe si pikë takimi dhe organizimi e patriotëve shqiptarë. Ndodhte kështu sepse Dhimitri sillte libra dhe gazeta nga Bukureshti dhe mbrëmjeve u mësonte mërgimtareve të interesuar shkrim dhe lexim të gjuhës shqipe. Pra, Josifi, për herë të parë, vullnetarisht, në moshë 17 vjeçare, mëson shkrim e lexim nga Dhimitër Mole. [2][3]
Krahas punës si këpucëtar Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman, për shkak të veprimtarisë së tyre.
Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”,[1] ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashëri, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të.[3]
Gjatë periudhës së viteve 1905 – 1907 Josifi ndihmoi shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftëtar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i saj, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes, Nistrovë hapi edhe një shkollë shqipe.
Në periudhën mes viteve 1909 - 1911, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypënis”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e arsimit dhe shkollës shqipe si dhe në trajtimin e çështjes kombëtare.[4][3]
Pas shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Qeveria e kohës e ngarkon me drejtimin e gazetës "Ushtima e Krujës". Kjo gazetë, për shkaqe të varfërisë ekonomike, pas disa numrave pushon se botuari.[3]
Kushtet e rënda jetësore, keqësimi i shëndetit dhe dëshpërimi i thellë politik e social, e shtynë Josifin që në qershor të vitit 1915, të vendoste të kthehej serish në Sofje.
Para nisjes për Sofje, Josifi pati një takim të fundit me Fan Nolin, Faik Konicën e personalitete të tjera, ku u bisedua për qëndrimin që duheshin mbajtur ndaj vendimit të Fuqive të mëdha, që vendosen të dërgonin Princin Von Vid, për të menaxhuar Shtetin e pavarur dhe të njohur shqiptar. Në atë takim ata vendosen që të mos protestonin, por fillimisht të mbanin qëndrim vëzhgues.
Rrugës për në Sofje ndalon në Prishtinë, për të takuar Hasana Prishtinën dhe personalitete të tjera, me mision që t’i njoftonte për vendimet e takimit me personalitete në Shqipëri. I lodhur dhe i rraskapitur fizikisht nga rruga e mundimshme, vdes në Prishtinë, më 15 qershor1915.[5]
Josif Bageri punoi shumë për çështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime të botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebara, Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla bej Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë.[6]
Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.[7]
G. Petrota, „Josif Bageri“, „La litteratura Albanese“, Palermo -Itali 1932
Peter Elezi, „Josif Bageri“, „Shkolla shqiptare“, Konstance 1943
Peter Elezi, „Vepra e Bajram Curit nder vjersha të J. Bagerit“, Kostance 1943
„Letra e Kristo Bagerit“, (drejtuar te jatit Josif Bagerit), „Ilostracia Ilinden“, G. P. Stametovit, 1913
Petraq Pepo, „Kater letra te shkrimtarit demokrat Josif Bagerit“, „Arsimi popullor“, Tirane 1962
Autori i panjohur, „Nje gjykim i J. Bagerit per librin „Agimi i qytetnise, Shtjefen Gjecovi“, „Bashkimi”, Shkoder 1911
Mehmet Gjevori, „Portrete letrare J. Jovan Bageri“, gazeta „Rilindja” 1969
Pjeter Janura , „Josif Jovan Bageri“ (studim), „Jehona”, Shkup 1976
Qani Pertafi, „Tradita letrare ne Diber“ (mbi rilindesit Dervish Hima, Jashar Erbara, Josif Bageri), „Ushtima e maleve”, Peshkopi 1977
Bojka Sokollova, „Roli i kolonise shqiptare te Sofjes per zhvillimin e letersis shqipe ne kohen e rilindjes”, Seminari i kulturës per te huaj, Prishtine 1978
Zymbyle Zeneli, „Josif Bageri dhe krijimtaria e tij per çlirimin kombëtar“, „Ushtima e maleve”, Peshkopi 1977
Ismet Dermaku, „Rilindja Kombëtare Shqiptar edhe kolonitë e mërgimit në Rumani, Bullgari“, Prishtine 1983
Avzi Mustafa, „Kontaktet e Josif Bagerit me patriotë shqiptarë“, „E vërteta”, Shkup 1997
Shaqir Berani, „Gjuha e Josif Bagerit“ (doktoranturë), Prishtine 1988
Dr. Boro Mokrov, „Zaednistvoto na makedonski i na allbanski narod vo emigratskiot pecat“ (feljton), „Nova Makedonia”, Shkup 1992
Pjeter Janura, „Josif Bageri“, „Jehona” 1976
Pjeter Janura, „Josif Bageri poet i mislitel od gorna Reka“, „Naucen Sobir”, Shkup 1978
Jup Kastrati, „Figura të ndritura Kombëtare“, Shkoder 1963
Shefik Osmani, „Rruga e Abetares shqipe“, „Flaka”, Shkup 1979
Shefik Osmani, „Dy Abetare te vitit 1911 (Gjuha dhe letërsia shqiptare ll), Tirane 1986
Bratoljub Klajic „Pedagoska enciklopedija l, 2“ (Zagreb, Beograd Shkup Prishtine)1989
Dr. Nexhat Abazi, „Kontributi arsimor e pedagogjik i J. Bagerit” (Zhvillimi i arsimit, shkollave dhe i mendimit pedagogjik shqiptar ne Maqedoni 1830-1920), Tetove 1997
Abdulla Bekteshi, „99 vjet te shoqerise „Deshira” të Sofjes“, „Bujku”, Prishtine 1992