Ridvan Dibra | |
---|---|
Arsimi | Universiteti i Shkodrës |
Ridvan Dibra (lindur më 9 janar 1959 në Shkodër), është shkrimtar shqiptar.[1][2]
Përfundoi studimet në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në Universitetin e Shkodrës. Punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Kukës gjatë periudhës 1982-1987, kurse në vitet 1988-1994 punoi si gazetar në Shkodër. Që nga viti 1994 punon si profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Shkodrës.
Dibra është një ndër figurat kryesore të letërsisë së sotme shqipe dhe autor i shumë vëllimeve novatore.[3] Ai është cilësuar si një nga 5 shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë të letërsisë shqipe, krahas Ismail Kadaresë, Rexhep Qosjes, Bashkim Shehut dhe Fatos Kongolit.(Olluri, 2015)[4] Në vitin 2012 fitoi Çmimin Rexhai Surroi për romanin më të mirë të vitit në gjuhën shqipe, për veprën e tij Legjenda e vetmisë.[5]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)