Betim Muço | |
Emri | Betim |
Mbiemri | Muço |
Lindur më | 1947 |
Lindur në | Tiranë |
Vdiq më | 2015 |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare, SHBA |
Profesioni | shkrimtar, sizmolog |
Betim Muço (Tiranë, 21 janar 1947 - Rockville, MD 15 janar 2015) ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe sizmolog shqiptar.
U lind në Tiranë më 1947. Studioi për fizikë në Universitetin e Tiranës. Punoi fillimisht si mësues në Krujë. Nga 1974 deri në 2001 punoi si sizmolog ne Institutin e Sizmologjise të Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku fitoi gradat Kandidat i Shkencave dhe Doktor i Shkencave e më pas titullin Profesor. Veç krijimtarisë letrare origjinale dhe publicistikës ka përkthyer në shqip një sërë autorësh si Grin, Bellou, Mishima, Munro, Xhojs e Nabokov.
Nga viti 2001 jetoi e punoi në SHBA. U nda nga jeta më 15 janar 2015.